Arsenal rikthehet me fitore në
Premier League, gol Mustafi

Arsenal rikthehet me fitore në<br />Premier League, gol Mustafi<br>
Pas suksesit në Europa League ndaj Milan, Arsenal është rikthyer me fitore edhe në Premier League.

“Topçinjtë” kanë fituar pastër 3-0 ndaj Watford, por shpresat për një vend në Champions League janë shumë të pakta.

Ishte Shkodran Mustafi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 8’ pas një krosi të bukur të Ozil. Që pas atij momenti Arsenal e kishte më të lehtë të dominonte kundërshtarin brenda në Emirates dhe ishte Aubameyang pas pushimit ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 59’.

Watford kishte mundësinë më të mirë për të ngushtuar diferencën me Deeney nga pika e bardhë e penalties, por Petr Cech ka pritur penalltinë e parë që prej transferimit tek Arsenal. Pak para fundit Mkhitaryan vulos përfundimisht fitoren 3-0.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament