Tiranë/ Municionet luftarake te ‘5maji’, asnjë person i arrestuar! Burime për Report Tv: Dyshohet se armët u çmontuan dhe u fshehën në gropë

TIRANË- Një ditë pas operacionit ku policia zbuloi arsenalin e armëve në zonën e “5 Majit”, askush nuk është arrestuar. Blutë, akoma nuk kanë arritur të identifikojnë peronat që lanë pjesët e ndara të armësve dhe municioneve luftarake. Por, shpresë për identifikimin e tyre mund të ketë pas analizimit në Institutin e Policisë Shkencore, aty ku pritet të verifikohen për të dhëna biologjike apo numra të serive të armëve.

Në gropën pranë bllokut të pallateve te “5 Maji” u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibrit të madh, 150  krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit, pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët, 4 targa dy prej të cilave angleze, 1 italiane dhe 1 plastike shqiptare. Të gjitha ishin futur në thasë dhe çanta e më pas të mbuluara me shkurre.

Por si arritën armët të vendoseshin në zonën e “5 Majit”?

Policia ka dyshime se poseduesit e këtyre armëve i kanë çmontuar dhe më pas i kanë fshehur, me frikën e ndonjë kontrolli të mundshëm nëpër banesa, pasi policia ka qenë aktive më kontrolle për armëmbajtje pa leje në javët e fundit, edhe në zonën e “5 Majit”. Hetuesit dyshojnë se pjesët e këtyre armëve janë marrë herë pas here për të modifikuar armë që mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale të së shkruarës.

Në harkun kohor të dy viteve, në Tiranë janë gjetur një numër i konsiderueshëm bazash të armatimeve, bashkë me to edhe të arrestuar. Më e madhja u zbulua në prill 2021 në disa magazina të braktisura në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa më vonë gjatë vitit 2022 armatime dhe municione u gjetën edhe në zona të tjera, në Kodër Mëzez, Yzberisht, Liqeni i Thatë e më gjerë. Kjo është baza e pestë e gjetur që prej muajit maj 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
I çmontuan armët dhe i nxorën nga banesa, si u zbulua arsenali i municioneve luftarake në 5 maj

1664978375_WATERMARKREPORTtv.00121206.Still011.jpg

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u zbuluan një seri muncionesh luftarake.

Sipas policisë në rrugën ‘Besim Fagu’, efektivë të komisariatit nr.4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të kontrolleve të shtuara të policisë, kishin çmontuar dhe nxjerrë nga banesat pjesë armësh, kanë kryer kontrolle në zonë.

Pas kontrolleve policia ka gjetur në një ambient të jashtëm në rrugën "5 Maji", pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it