Arsimi, Boçi-Ramës: Shkolla
juaj e drejtorëve është kurs partie

Arsimi, Boçi-Ramës: Shkolla<br />juaj e drejtorëve është kurs partie<br>
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të Ramës për emërimet e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave. Demokrati kundërshton nismat e qeverisë ‘Rama 2’ për arsimin e lartë.

Rama deklaroi se të gjithë ata që pretendojnë që të bëhen drejtorë shkolle duhet të ndjekin shkollë, por Boçi thotë se “Shkolla juaj e drejtorëve që pretendoni është kurs partie me projekt dhe filozofi nga militantë që bëjnë sot fatkeqësisht politika arsimore”.

Statusi i Luciano Bocit
Arsimi i ngjason një shtëpie të madhe me shumë orendi, të vogla e të mëdha brenda.

Nis nga shkumësi, fletorja, teksti, vazhdon me klasat, preparatet e eksperimenteve, e shkon deri tek diskutimi për “shahun” e Ramës nëse është sport apo hob.

Vendosja e secilës në vendin e duhur do përkushtim, punë, por dhe burime njerëzore.

Të thuash sot, se këtë punë do ta mbulojnë 4 drejtori big, nga dhjetra ekzistuese që do sigurojnë standartet dhe cilësinë kjo është të flasësh si “e ëma e Zeqos”.

Kur e dëgjon këtë ai mësuesi, apo nxënësi që ecën me kilometra, për të bërë punën në një ambjet që vetëm shkollë nuk mund të quhet, zë e nënqesh. Mësuesi e di fare mire, se standartin e cilësinë nuk e bën dot zyra që e shkruan, por vetë ai në komunikim të përditshëm e monitorim konstant

E bën kur ka vlerësim, pagë, kushte e njëkohësisht nxënës që nuk mbartin që në fëmijëri halle ekzistenciale të familjeve të papuna, por që jetojnë si fëmijë. Nënqesh dhe prindi që e di mirë se shkollës së fshatit i futet ujë brenda, që nuk ka banjo, që fëmijëve u japin tekste me zor u s’u japin mësim sa duhet.

Po kështu nënqeshet kudo ku cfarë nuk ndodh. Në klasa pa nxënës, në shkolla pa klasa, në procese mësimi pa edukim, në lëndë pa mësues të kualifikuar, në ambiente pa biblioteka etj.

E pra! Kjo “shtëpi e madhe” nuk do më pak apo më shumë “roje” DAR qarku apo rajoni, që paguhen shpesh kot, për ta quajtur atë të bukur. Ajo do kujdes me zemër e jo me lojra fjalësh. Do investime dhe jo gjëra boshe. Do seriozitet dhe jo tallje me “janë 4, po pse 4 dhe jo 6?!”.

Mësuesin nuk e përcakton dot kompjuteri. Ai nuk e mat dot përkushtimin, shpirtin dhe fisnikërine e misionit të mësuesit.  Mos lozni kompjuterash me mësuesin, duke u pëpjekur t’i gënjeni modernisht e derrësisht.

Sa i takon drejtorëve, e domosdoshme për ta është të ndjekin masterin për drejtues arsimi që ofrojnë universitetet publike. Shkolla juaj e drejtorëve që pretendoni është kurs partie me projekt dhe filozofi nga militantë që bëjnë sot fatkeqësisht politika arsimore.

Ke thënë kaq fjalë e aspak buxhet, këto vite për arsimin Kryeministër sa e ke mbytur dhe veten dhe Ministren ende të pamësuar të notojë, në këtë det.

Po çfaj kanë mësuesit e nxënësit kur padijen sot ti e shet si mencuri “anglo-saksone”?!!!

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime