TIRANË - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka përfunduar procesin e ndryshimeve në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, ku pasqyrohet kalimi i përgjegjësisë shtetërore për fushën e arsimit profesional nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, drejt Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qartësimi i funksioneve të secilës ministri, si dhe përcaktimi i kompetencave që do të ushtrohen në mënyrë të bashkërenduar nga këto institucione.
Bashkimi i fushës së AFP dhe kalimi i tyre nën përgjegjësinë e një institucioni është vlerësuar si domosdoshmëri për administrimin më të mirë të kompetencave, optimizimin e burimeve njerëzore dhe financiare e të infrastrukturës, dhe mbi të gjitha për të orientuar ofertat e AFP në një qasje të njëjtë, cilësore dhe konkurruese drejt kërkesave të tregut të punës.
Projektligji në fjalë (një kopje të të cilit e gjeni bashkëlidhur më sipër) parashikon që përgjegjësitë e MMSR do të lidhen me zhvillimin e politikave për reformimin dhe modernizimin e AFP, në përputhje me drejtimet europiane të zhvillimit të AFP, me përcaktimin e kritereve të përgjithshme të funksionimit të institucioneve që ofrojnë AFP, me krijimin, organizimin dhe mbylljen e institucioneve të AFP, me përcaktimin e statusit të institucioneve publike të AFP, me harmonizimin e sistemit të AFP në përputhje me perspektivën e zhvillimit ekonomik, kombëtar dhe rajonal me kërkesat e tregut të punës, etj.
Në projektligj ka ndryshuar edhe përbërja dhe numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të AFP, ndryshime që do të ndikojnë në mënyrën e punës së këtij këshilli, duke e bërë atë më produktiv, me një përfaqësueshmëri reale të partnerëve socialë dhe duke respektuar parimin e barazisë të përfaqësuesve të Qeverisë me atë të partnerëve socialë.
Qasja e re që ky ligj favorizon, krijon të gjitha premisat edhe për zbatimin e sistemit dual në arsimin profesional shqiptar, duke përfshirë në këtë sistem elemente të bashkëpunimit dhe lidhjes më të ngushtë me biznesin etj.
Nga ana tjetër, administrimi i ofruesve të AFP nga një institucion i vetëm, do të sjellë jo vetëm optimizimin e burimeve njerëzore, financiare dhe të infrastrukturës së tyre, por do të shtyjë drejt konceptit të krijimit të shkollave të hapura për komunitetin, që do të zhvillojnë jo vetëm në arsim, por edhe të kurseve verore dhe afat shkurtër.Në këto kushte ofruesit e AFP do të gjenerojnë ndihmesë duke shërbyer si katalizatorë të të nxënit gjatë gjithë jetës etj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com