Arsimi i lartë, 1370 vende
për masterat part - time

Arsimi i lartë, 1370 vende<br />për masterat part  - time
TIRANË - Çdo shtetas shqiptar që zotëron një diplomë universitare së paku "Bachelor", të fituar Brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, ka të drejtë të
aplikojë në programet e studimit të ciklit të dytë "Master Profesional", me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë.
Në vendimin e qeverisë, që ka shpërndarë kuotat në 21 degë të ndryshme të universitetit të Tiranës, Elbasanit dhe të Korçës, janë përcaktuar edhe tarifat e shkollimit. Ajo që vihet re është fakti se tarifat janë të njëjta, pavarësisht nëse zgjedh të diplomohesh për master professional në kontabilitet, apo në mësimdhënie.
Kështu një kredit kushton 728 lekë, ndërsa i gjithë cikli i dytë i studimeve në master professional me kohë të pjesshme, kushton 65.520 lekë, dhe ka në
total 90 kredite. Vendimi I qeverisë përcakton se studentët e paguajnë tarifën e shkollimit, të ndarë në këste, në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Gjithashtu detajohet se studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë.

VENDIMI
Kuotat e këtij masteri professional u përkasin kryesisht degëve të mësuesisë nëpër rrethe, por ka edhe disa degë të preferuara të Ekonomikut, pranë Universitetit të Tiranës.
Kështu sipas vendimit të qeverisë, për këtë cikël studimesh për vitin akademik 2011-2012, janë dhënë plot 1370 vende, nga të cilat: 1230 kuota do të jenë për pranimet e reja, 40 kuota janë lënë në dispozicion të transferimit të studimeve dhe po aq janë lënë fëmijët e ish të përndjekurve politikë, ndërsa 60 kuota janë lënë për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit.

LEHTËSITË
Studentët e shkëlqyer përjashtohen nga tarifa e shkollimit në vitin akademik pasardhës. Vendimi i qeverisë përcakton se atë që vijnë nga shtresa sociale në nevojë do të paguajnë vetëm 50 për qind të tarifës. "Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë "Master Profesional" me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2011-2012 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidët, invalidët e
punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët romë, ballkano - egjiptianë apo fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës e të ish- të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta
kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale", - thuhet në vendim.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga