Komisioni Evropian dhe Republika e Shqipërisë kanë nënshkruar sot, në Bruksel, marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin e BE-së për arsimin, Erasmus+. Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë pjesë të këtij programi komunitar, prej 14.7 miliardë Eurosh në një periudhë 7-vjeçare.
Marrëveshja u nënshkrua për Shqipërinë nga Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku dhe për Komisionin Europian nga Drejtori i Përgjithshëm për Edukimin dhe Kulturën (DG EAC), Z. Jan Truszczyński.
"Erasmus+", programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, do të mbështesë financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020.
Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ, vullnetarë, që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com