TIRANE-Cikli i ulet i arsimit te detyrueshëm, nuk do të jetë më 4 por 6 vjet. Të paktën kështu parashikohet në “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i cili është paraqitur sot në komisionin për Edukimin nga ministry Tafaj. Do të mbetet në fuqi sistemi 9 vjeçar, por cikli i ulët nuk do të jetë më katër vjet, por 6 vjet. Ndërsa nuk do të ndryshojë asgjë për gjimnazet, ku do të vazhdojë të jetë me cikël 3- vjeçar. Sa i përket gjuhës së huaj ajo do të bëhet provim i detyrueshëm si për 9- vjeçaren ashtu edhe për gjimnazet. Gjuha e huaj do të nisë të mësohet që në fillore, duke nisur nga klasa e tretë, ndërsa gjuha e dytë do të hyjë që nga klasa e shtatë. Aplikimi i këtyre ndryshimeve do të nisë për 9- vjeçaren, në vitin 2015, ndërsa për gjimnazet në vitin 2014.
(jd/shqiptarja.com)