Vijon debat për reformën në arsimin profesional. Në mbledhjen e djeshme të dy komisioneve parlamentare, ai i Shëndetësisë dhe Medias, anëtarët dolën në qëndrime kontradiktore.
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi u shpreh kundër kalimit të kompetencave për formimin profesional nga Ministria e Arsimit dhe Sportit tek Ministria e Mirëqenies Sociale duke deklaruar se ky model nuk është në asnjë vend të Europës.
“Ndryshimet që propozohen nuk i shërbejnë aspak këtij qëllimi. Përkundrazi në shumë aspekte vihet re një zhvendosje e kompetencave dhe përgjegjësive lidhur me agjencinë e formimit profesional tek Ministria e Mirëqenies”, tha Vokshi
/Shqiptarja.com