TIRANË - Mimi Kodheli u takua sot me ambasadorin amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Gjatë takimit mes tyre është firmosur marrëveshja mes ministrisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit për edukimin në SHBA, të e efektivëve të Forcave të Armatosura. Ambasadori amerikan vlerësoi se projekti pilot me vlerë 1.3 milionë dollarësh është tregues i marrëdhënieve të fortë mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së saj me ambasadorin Arvizu, ministrja Kodheli deklaroi se, institucioni që ajo drejton do të “jetë i angazhuar për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë”. Sipas saj, përgatitja e kandidatëve shqiptarë do të jetë sipas standardeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Kodhelit, “kandidatët e përzgjedhur do të bëjnë më të mirën për vendin e tyre. Falenderoj SHBA-në për mbështetjen dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve”.
Ideja e projektit u propozua nga drejtues të Forcave të Armatosura Shqiptare – tani këshilltari aktual ushtarak i Kryeministrit, Gjeneral Brigade në lirim Sandër Lleshi dhe këshilltari politik i Presidentit, Gjeneral Brigade Jeronim Bazo
"Duke e dalluar këtë si një koncept që do të forconte më tej marrëdhënien tonë ekzistuese, ne nisëm menjëherë studimin e kësaj mundësie përmes strukturave të komandës rajonale të Departamentit të Mbrojtjes dhe me partnerët tanë në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Jam i lumtur të raportoj se sot po shpallim një gur kilometrik të rëndësishëm që e kemi arritur së bashku përgjatë diskutimesh intensive gjatë një viti bashkëpunimi dypalësh"- tha Arvizu.
Ai shtoi se "Departamenti i Shtetit e i Mbrojtjes dhe Ushtria e SHBA kanë dhënë autorizimin ligjor që është i nevojshëm që ushtria amerikane të trajnojë oficerët shqiptarë, dhe se po angazhohet një grant prej 1.3 milionë dollarësh për këtë program pilot." Ky autorizim dhe angazhim fondesh paraqitet nga këto dy “Letra Oferte dhe Pranimi”.
"Firma e Ministres Kodheli në këto Letra do ta lejojë Gardën Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcat Shqiptare të Armatosura të programojnë me siguri burimet dhe të përpunojnë e miratojnë planet për ekzekutimin e programit pilot me një numër nga 15 në 50 kandidatë, brenda harkut kohor maj – korrik 2014. Ne do t’iu referohemi këtyre kandidatëve me krenari si Shkolla e Kadetëve Shqiptare e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Kursi i 2014-s.
Ky kurs dhe ky program si i tërë do të jetë i pari i këtij lloji në historinë e Programit e SHBA të Partneritetit të Shteteve dhe të rrjetit tonë kombëtar të shkollave për kandidatë për oficerë ushtarakë; kjo është me të vërtetë një nismë unike dhe një program tërësisht i ri.
Dhe me të vërtetë dua të theksoj që është me vend që një nder i tillë i shkëlqyer të bëhet për miq dhe aleatë kaq të shkëlqyer e të ngushtë siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Shpresoj që ky program të jetë një tregues më shumë i marrëdhënies së fortë mes dy vendeve tona."- nënvizoi Arvizu.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com