Çdo rreth tashmë do të ketë një mësues të specializuar për të mësuar fëmijët të cilët kanë probleme me shikimin, qoftë ai i kufizuar apo i pjesshëm. Projekti i mbështetur nga MAS do të bëjë të mundur që fëmijët të frekuentojnë tashmë shkollat publike në qytetin e tyre, pa qenë nevoja të shkëputen nga familja për të ardhur në Tiranë.
Deri më tani, mësuesit e sistemit 9-vjeçar kanë hasur vështirësi, pasi nuk kanë njohuritë e nevojshme për sistemin Brail. Për këtë, Instituti i fëmijëve që nuk shikojnë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, do të mundësojnë një specialist për çdo qark, për të trajnuar mësuesit e shkollave 9-vjeçare.
“Është prezent vështirësia e komunikimit të mësuesve të zakonshëm me nxënësit që kanë probleme në shikim, megjithëse duhet theksuar se ata marrin në vazhdimësi materiale kualifikuese dhe trajnohen për këtë qëllim.
Sidoqoftë, ajo që do të jetë e re në këtë periudhë për vitin që pritet të fillojë, do të jetë prezenca më intensive e institutit tonë në shkollat publike, me qëllim që specialistët tanë të cilët janë të trajnuar t’i transmetojnë eksperiencën mësuesve të zakonshëm”, tha Xhemal Xhafa, drejtor i Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë. Në Institutin e fëmijëve që nuk shikojnë mësojnë 60 nxënës të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com