Arsimtarët, testi për mësuesit në
21 janar, ja pyetjet që do përmbajë

Arsimtarët, testi për mësuesit në<br />21 janar, ja pyetjet që do përmbajë
Në 21 janar do të bëhet testimi i mësuesve për vendet e punës. Ministria e Arsimit thotë se janë 4100 mësues të cilët pritet t’i nënshtrohen provimit. MAS ka publikuar udhëzimin se çfarë do të përmbajë ky testim. 

“Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Pjesa e dytë përmban përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës”, ­ thotë MAS.

Vlerësimi
Vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të vlerësimit të testeve. Vlerësuesit e testeve janë të trajnuar dhe certifikuar nga IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon testet e dyshuara për kopjim.

Pikët e kandidatit për secilën pjesë të testit vendosen në krye të fletës dhe testi nënshkruhet nga të dy vlerësuesit. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë).

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arrituranë: Vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumatorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare