Para disa ditësh u publikua nga mediat e huaja divorci i aktores së njohur italiane Monica Belluci me aktorin francez Vincent Cassel, duke mos u bërë të ditura arsyet. Megjithatë websiti Haqqin.az ka publikuar se Belluci ka vendosur të divorcohet për shkak të një lidhjeje me bisnesmenin rus Telman Ismailov.

(Aktorja Monica Belluci dhe bisnesmeni rus Telman Ismailov)
Ndërkohë sipas një media tjetër ruse ky flirt ka nisur që në vitin 2009 kur aktorja italiane Belluci, ka marrë pjesë së bashku me 600 personazhe të tjerë të njohur në inaugurimin e një hoteli luksoz në Turqi në pronësi të Ismailov, një investim i cili ishte mjaft i kushtueshëm duke patur parasysh krizën botërore të asaj periudhe.
Çifti Belluci-Cassel është lidhur në martesë në vitin 1999 si dhe kanë së bashku dy vajza.
Përveç martesës së saj 14-vjeçare me Cassel, Belluci ka patur edhe një tjetër martesë një vjeçare me fotografin Italian Claudio Basso.

(Aktorja Monica Belluci dhe ish-bashkëshorti aktori francez Vincent Cassel)
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com