Aktori Robert Pattinson i ka dhënë fund lidhjes së tij me aktoren Kristen Stewart. Ai është fotografuar nga paparacët teksa ka braktisur përfundimisht shtëpinë në të cilën ata bashkëjetonin. Sipas mediave të huaja arsyeja ka qenë se Pattinson ka zbuluar ditën e ditëlindjes së tij se Stewart vazhdonte të dërgonte mesazhe me regjisorin e Rupert Sanders.

Për këtë arsye ai nuk e ka lejuar Kristen të marrë pjesë në ditëlindjen e tij, madje ka ikur edhe nga shtëpia. Sipas burimeve pranë tyre ndonëse Kristen i është betuar se mes saj dhe Sanders çdo kishte përfunduar, Robert është i vendosur për të mos u kthyer pasi nuk ka më besim tek Stewart.

Ajo e ka tradhtuar aktorin verën e shkuar me regjisorin Sanders por Pattinson vendosi t’i jepte edhe një mundësi marrëdhënies së tyre. Pattinson dhe Stewart janë njohur dhe dashuruar në skenën e sagës Twilight.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com