Art dhe terapi permes pikturës

Art dhe terapi permes pikturës
Mimoza Hametaj është një nga artistet shqiptare që jeton në Itali.

Ne e gjetëm në një nga ambientet ku kishte shpalosur punët e saj. Ajo i përket botës së pikturës po jo në telajo. Krijimtaria e saj shprehet në tekstil.

Kjo i shkon për shtat artit të personalizuar që preferon bota sot. Gjithçka veshim dhe preferojmë në ambientet tona, duhet të jetë unike dhe vetëm jona. Ketë fakt Mimoza e ka para sysh mirë dhe kjo e ndihmon të krijojë të paparashikueshmen.

Në materiale të ndryshme mund të gjejmë fantazi nga më të larmishmet që më pas mund të përdoren për të veshur ëndrra. Teknika e dekolorimit jep mundësinë e kontrasteve që Mimoza i krahason shpesh dhe me gjendjen e njeriut. Kështu arti i saj është më i prekshëm për të gjithë. Instituti i Lartë i Arteve që nuk e përfundoi dot nuk është më një brengë për të sepse mundësitë janë të pafundme.

Si vajza e një rrobaqepëse ajo gjen mundësinë e përfshirjes së aksesoreve në krijimet e veta. Aksesore të realizuar nga e ëma krijojnë një lidhje edhe më të fortë mes tyre. Gjithçka e realizuar me dore në një bote artizanale janë një shembull i mirë për këdo. Mund të bëjnë këdo të buzëqeshe dhe të guxojë në atë që mund të kenë kyçur brenda vetes për një kohë të gjatë.

Italia, shteti qe i dha mundësinë për gjithë këto vite, ka ndikuar në diapazonin e Mimoza Hametaj. Aty zbuloi materiale, teknika, ngjyra që e plotësuan në të panjohurën. Në të gjitha vështirësitë e kaluara në jetë,terapia më e mirë është arti dhe pikturimi. Ato mund të hyjnë në çdo moment, mjafton që ti japim vëmendjen e duhur.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar