Art e modë, mbahet sfilata ekologjike në Parkun Rinia, pjesëmarrësit: Ta mbrojmë ambientin! Zajmi: Ky vit, gjithpërfshirës

Festivali i Dizajnit rrethor, shënoi përgjatë javës që lamë pas një maratonë aktivitetesh. Workshope, panele diskutimi, ide novative që bashkuan një sërë partnerësh vendas, ambasadën e Suedisë, atë të Holandës dhe partnerët e Bashkimit Evropian  për të krijuar një platformë solide, për transformimin e mbetjeve në Eco Dizajn.

“Më entuziazmon ideja që ne po fillojmë këtë Festival, për arsye se është një fillesë për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese, por edhe tepër e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Evropë”, thotë ambasadori i Holandës, Reinout Vos.

“Ky Festival i Dizajnit Rrethor është pikërisht ajo që duhet të bëhet në Shqipëri, dhe këtu spo flas veç për ne si ambasadë, por veçmas për të gjithë komunitetin dhe shqiptarët”, thotë ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad.

Informim, promovimi i bizneseve dhe artizanëve që aplikojnë idetë e dizajnit ekologjik, Festivali solli koncepte të reja të mbrojtjes së ambientit, duke aplikuar metodat e ekonomisë qarkulluese dhe “dizajn thinking”.

Festivali i Dizajnit Rrethor u përmbull këtë të dielë me Eco Fashoin Show në Parkun Rinia. Prej 2013-ës kur u krijua, sfilata shënonon tanimë një traditë. Ngjarja që synon të ndërgjegjësojë për riciklimin e materialeve të përdorura, erdhi këtë vit edhe më gjithëpërfshirëse.

“Në fakt qëllimi primar i këtij eventi është edukues, por ka edhe synim promovues. Sigurisht që ne, që  kur kemi nisur në vitin 2013 nuk kemi pasur limite. E gjitha kjo është bërë që të gjithë pjesëmarrësit edhe të ndërgjegjësoheshin përmes këtij aktiviteti”, thotë Rajmonda Zajmi, organizatorja e Festivalit.

Aktorë shqiptarë nga kryeqyteti, rrethet e deri edhe me pjesëmarrjen e të rinjve si Mahmudije Nimanbegu nga Ulqini, harmonizuan materiale të dobishme e estetike, duke prodhuar veshje për në përditshmëri, dizajne skenike, stilime nga më kreativet, e gjitha duke shpenzuar pak dhe mbrojtur mjedisin nga mbetjet. Qese, riciklim fijesh, thasë argjil, lule artificiale, materialet e përdorura ishin të larmishme. Adelina Përleka nga Rrësheni solli artizanatin me ekologjiken, Albina Vaka luajti me ripërdorimin e xhinsit si dhe element të tjerë, ndërsa pedagogia nga Vlora Kozeta Halili solli një koleksion kreativ ku kishte përdorur thasë të kompanive të kafeve .

Meliha Zyberaj përfaqësoi grupin e grave artizane të Vaut të Dejës, duke dhënë edhe mesazhin e fortë se rimëkëmbja e artizanatit mund të ishte një mundësi më shumë për frenimin e emigrimit, por edhe rivlerësimin e traditës. Të tilla mesazhe sensibilizuese dhanë edhe stilistet e tjera pjesëmarrëse në garë si Genta Prodania apo Ina Tuti, që guxoi me veshje ekstravagante. Sfilata u përmbyll me tri çmime të para “Eco Youth” (nga Goethe-Zentrum Tirana), “Eco Creative” dhe “Eco Design”. Tanimë me më shumë partner të përfshirë, Festivali i Dizajnit Rrethor, vijon misionin për mbrojtjen e ambientit, deri në ritakimin e ardhshëm në 2023-shin.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump