TIRANE-Ish-ministrja e Jashtme shqiptare, njëherësh anëtare kryesie dhe deputete e Partisë Socialiste Arta Dade, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" shprehet se deklaratat nacionaliste të Berishës janë një lajthitje, por që mund të krijojë situata aspak të këndshme në marrëdhëniet me fqinjët. Sipas zyrtares së lartë socialiste deklaratat e kryeministrit aktual janë për t'u mos marrë parasysh, pasi nga njëra anë ai fali kilometra të tëra det përmes një marrëveshje me Greqinë, ndërsa tani na kërkon kufi deri në Prevezë. Për Daden, karta e nacionalizmit ekstrem që po luhet nga Berisha por dhe ajo e patriotizmit është një kartë tërësisht e djegur, pasi ai e ka treguar se asnjëherë nuk ka qënë në të njejtën linjë me të mirën e kombit. Deputetja socialiste nuk ka munguar që të përmendë të gjitha lëvizjet e Berishës në kundërshtim me interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, që nga qëndrimi ndaj UÇK dhe liderëve të saj që i quante terroristë dhe pjellë të UDB së Beogradit e deri tek pengimi i integrimit dhe shitja e territoreve të tëra për fqinjin tonë jugor, duke përbërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, e vertetuar dhe nga argumenti i Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi këtë marrëveshje pas ankimimit të Partisë Socialiste. Dade i konsideron deklaratat e Berishës si të bëra për kapital politik, ndërkohë që zgjidhjen e të gjitha problemeve të mbetura pezull ajo i sheh të realizuara në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Si komentoni deklaratat e Berishës për kufinjtë dhe përplasjen me politikën greke që solli dhe anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë...?
Duke iu referuar një shkrimi në një të përditshmeje, jam dakord me faktin se Berisha mund të na kursente incidentin që ka ndodhur me palën greke, duke u shitur vetë Berisha si nacionalist, kur dihet jo vetëm opinionin shqiptar por dhe ai nga ai ndërkombëtar që midis Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull një çështje shumë serioze lidhur delimitimin e kufirit detar në detin Jon midis Shqipërisë dhe Greqisë. Vetë Sali Berisha si kryeministër ka firmosur përmes ministrit të tij të Jashtëm, marrëveshjen biletarale ku cënohej rëndë integriteti territorial i Shqipërisë, duke i falur territore të tëra ujore fqinjit tonë jugor, Greqisë. Madje kryeministri Berisha ka qënë vetë prezent pas shpinës së ministrit të tij të Jashtëm, bashkë me homologun e tij grek Karamanlis dhe ku janë parë shumë të lumtur pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje që ka sjellë debate të forta në të dy vendet.
Por që u rrëzua, pse tani sërish Berisha bën deklarata të tilla...?
Marrëveshja për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë është atakuar në Gjykatën Kushtetuese menjëherë nga Partia Socialiste dhe është hedhur poshtë në mënyrë unanime nga kjo Gjykatë. Çka gjithë kjo marrëveshje tashmë është e zhbërë dhe nuk ka asnjë fuqi vepruese, pra është nul. Padyshim që kjo situatë e krijuar përmes deklaratave ekstreme, e gjitha është bërë për të fituar kapital politik dhe mbështetje të pamerituar nga fqinji ynë.
Dalja në pozicionin e nacionalizmit ekstrem përveçse e bën Kryeministrin Berisha të pabesueshëm por ka krijuar një incident të panevojshëm midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Por ama ia doli të krijonte debat me këto deklarata...?
Unë mund të them se këto deklarata nuk janë aspak serioze të thëna nga kryeministri Berisha, në çfarëdo konteksti të merret. Një njeri që i dha detin fqinjit tonë Greqisë, pra ia fali, të dalë dhe të pretendojë Prevezën, më e pakta më duket mungesë serioziteti. Me gjithë përpjekjet për të justifikuar deklaratat e kryeministrit Berisha me kontekstin historik të 100 viteve përpara, përpjekje këto të bëra dhe nga presidenti Bujar Nishani, ajo që mund të them është se kjo gjë e ka krijuar tashmë dëmin. Këto deklarata janë dhënë në momente të papërshtatshme dhe që nuk sjellin asnjë të mirë për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë për sfidat që Shqipëria ka përpara. Përtej faktit që shqiptarët në rajon sikurse u manifestua dhe në këto ditë të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë dinë më mirë të bashkëpunojnë mes vedit, dinë vetë përmes përmes shpirtit dhe zemrës të kapëcejnë barrierat dhe të jenë faktorë bashkëpunues dhe stabiliteti në rajon.
Por Berisha di ta tundë mirë kartën e nacionalizmit...?
Karta e nacionalizmit dhe sidomos e patriotizmit është një kartë e grisur në duart e Sali Berishës. Sepse të jesh patriot do të thotë të punosh për interesat madhore të vendit tënd, do të thotë të avancosh axhendën evropiane të shqiptarëve, do të thotë të përmbushësh ato angazhime që ke marrë si kryeministër, të jesh faktor integrimi brenda vendit, të mos margjinalizosh institucione dhe pjesë të shoqërisë shqiptare dhe të mos e prishësh imazhin e shqiptarëve në botë me të gjitha ato që kjo qeveri ka bërë, por edhe gjithçka që ka refuzuar të bëjë për të përmbushur angazhimet dhe kundrejt partnerëve ndërkombëtarë.
E dëgjova edhe të përbetohej për Ramush Haradinajn si komandant legjendar i UÇK, të cilën vetë Sali Berisha e ka quajtur një grup terroristësh, marksistë-leninisësh, kontrabandistësh dhe pjesmarrësish të krimit të organizuar dhe si të financuar nga UDB dhe Beogradi për prishur imazhin e shqiptarëve. Pra është një figurë që është bërë shumë problematike jo vetëm brenda vendit por tashmë po krijion probleme serioze dhe në rrafshin rajonal dhe evropian.
Po si do t'i vlerësonit përfundimisht deklaratat e Berishës...?
Deklaratat e kryeministrit Berisha, më së paku do t'i quaja moment lajthitjeje me një kosto të panevojshme për shqiptarët të cilët historikisht kanë qënë luajalë. Shqiptarët historikisht kanë dashur të kenë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në këtë pjesë të Evropës ku shqiptarët jetojnë prej mijëra vjetësh.
Tashmë po luhet shumë politikisht me nacionalizmin, madje dhe me tezën e bashkimit kombëtar dhe zgjidhjes njëherë e mirë të çështjes shqiptare...?
Proceset e përbashkëta integruese rajonale pa asnjë mëdyshje do të zgjidhin edhe çështje të mbetura pezull apo dhe padrejtësi historike që u janë bërë shqiptarëve. Por ato do të vijnë vetëm atëherë kur politikat qeverisëse në Shqipëri dhe në Kosovë të jenë politika në dobi të proceseve integruese të të gjithë shqiptarëve me vizion të qartë integrues në BE. Dhe vetë shqiptarët i kapërcejnë barrierat e kufinjve tokësorë e që po bëhen gjithnjë më shumë simbolikë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Eurodeputetja greke:Deklarata pengon Shqipërinë në BE