Në Maltë u zhvillua mbledhja e Kryetarëve të komisioneve parlamentare të integrimit europian dhe të politikës së jashtme, në kuadër të presidencës Malteze të Bashkimit Europian.
Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga Arta Dade, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit Europian.
Në këtë takim u prezantuan prioritetet e presidencës Malteze si migrimi, siguria, tregu i përbashkët, përfshirja sociale, etj., si dhe programi i punës së Komisionit Europian për vitin 2017, i prezantuar nga Zv. Presidenti i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Dade dhe Bregu zhvilluan një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Maltez dhe kërkuan që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Gjithashtu Dade dhe Bregu diskutuan e ndanë opinione me kryetarët e komisioneve të integrimit dhe të politikës së jashtme, mbi prioritetet e Presidencës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm dhe nevojën për të shtuar fokusin mbi politikën e zgjerimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com