Urdhëri “Kalorëse e Arteve edhe Letrave” i dhënë nga Republika e Francës kësaj here iu akordua aktores së njohur Arta Dobroshi. Këtë urdhër ia dorëzoi ambasadorja e Francës aktores së njohur në mbarë botën nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, për të vlerësuar karrierën e saj shembullore si aktore me famë botërore dhe angazhimin e saj në shërbim të frankofonisë.
“Me këtë titull protagonistja e filmit “Lorna’s Silence” u vlerësua për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë gjatë karrierës së saj”, është shprehur ambasadorja Marie-Christine Butel.
Arta Dobroshi në vitin 2008 depërtoi në Festivalin e Kanës me filmin “Heshtja e Lornës”. Filmi u vlerësua për skenarin më të mirë në Kanë. Dobroshi është nominuar, si aktorja më të mirë në Çmimet Evropiane të Filmit. Ka fituar çmimin “Barbara Tipple Best Actress Aëard” për rolin e saj në filmin “Three Worlds” . Ka luajtur tek “Heshjtja e Lornës”, “Baby”,” Magic Eye”, “A Lady Day”, “Stray” etj.
Urdhëri që iu dorëzua në Rezidencën e Francës në Prishtinë, “Kalorëse e arteve dhe letrave”, është një nga dekoratat më të larta që jep Republika e Francës për artistët që përmes artit kanë kontribuar në shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën. Është themeluar në 2 maj të 1957-s, sipas formulimit të André Malraux, por ndonjëherë përbuzet ose refuzohet ashpër (Léo Ferré, është një ndër rastet më të famshme).