Arta Marku nuk shkon në parlament për analizën vjetore, kjo është arsyeja

Arta Marku nuk shkon në parlament për analizën vjetore, kjo është arsyeja

Për shkak të problemeve shëndetësore, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nuk ka mundur që të marrë pjesë sot në Kuvend edhe pse ka qenë e para në rendin e ditës.

Njoftimi për mos pjesëmarrjen e Markut në seancë është bërë me anë të një letre drejtuar Kuvendit: "Sot ndodhem në pamundësi të marr pjesë në raportim. Arsyet janë shëndetësore", thuhet ndër të tjera në letër.

Marku ishte parashikuar që të bënte publike analizën vjetore të organit të akuzës të drejtuar prej saj. Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër KLP pritet  të organizojë edhe mbledhjen për të shqyrtuar dokumentet e kushteve ligjore që janë dorëzuar nga 4 kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme.

Raportimi i sotëm pritej me mjaft interes për shkak të zhvillimive të mëdha që ka patur kohët e fundit me çështjet që janë ende nën hetim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dordomusi: 17/06/2019 12:51

    Hahahaaa...tallava komplet..kesaj i thone me i hap gropen vetes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës