Arta Marku përçan LSI, Rama
kundër Monikës:S'jam dakord

Arta Marku përçan LSI, Rama<br />kundër Monikës:S'jam dakord<br>
Zgjedhja e Prokurores së re të Përkohshme duket se ka sjellë përplasje të forta jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda kësaj të fundit. përfaqësuesit e LSI kanë dalë me qëndrime të ndryshme lidhur me kryeprokuroren e re, Arta Marku.

Është pikërisht zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama, që ka dalë kundër kryetares Monika Kryemadhi. Në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se nuk është dakord me qëndrimin e Kryemadhit, kur thotë se LSI nuk është kundër Artës dhe se nuk ka gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga PS.

Luan Rama sqaron se Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të PS për të deformuar dhe penguar reformën në drejtësi.

Postimi i Luan Ramës:
Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi! Që prej votimit antikushtetues në Kuvendin e Shqipërisë, kur u caktua si prokurore zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm zonja Arta Marku e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcimet tuaja publike të shpreheni se “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”.

Më lejoni zonja Kryemadhi t’ju shpreh objeksionet e mia, përkatësisht edhe kundërshtimin tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi dhe pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij!

Një prokuror me integritet qytetar dhe profesional, një profesionist që karrierën e bazon në zotësitë profesionale dhe jo në konjukturat politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhërit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmes një një procesi krize dhe konflikti politik!

Procesi antikushtetues dhe antiligjor i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as virtual dhe as imagjinar. Ai ka autorë realë, ka protagonistë, ka aktorë, ka njerëz përgjegjës, dhe Arta Marku është një ndër ta!

luan rama
(Postimi i Luan Ramës në "FB")

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike