Arta Marku raporton sot te 'Ligjet', PD-LSI letër Ruçit: Anulo mbledhjen, shkel 4 nene të Rregullores

Arta Marku raporton sot te 'Ligjet', PD-LSI letër Ruçit: Anulo mbledhjen, shkel 4 nene të Rregullores

Petrit Vasili dhe Edmond Spaho

Opozita ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku sot është parashikuar shqyrtimi i dy raporteve të rëndësishme për kriminalitetin në vend, raporti i kryeprokurores Arta Marku dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë.

Krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes

Njoftimi i plotë:

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit.

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit. Duke cituar kompetencat e Kryetarit, Spaho dhe Vasili i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të anulojë mbledhjen e orës 11.00, që zhvillohet në shkelje të 4 neneve të Rregullores.

Duke e konsideruar Rregulloren e Kuvendit si garantuesen e vetme të bashkëjetesës politike në Kuvend, kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës theksojnë se shkeljet e vazhdueshme të opozitës po e minojnë këtë bashkëjetesë.

“Nëse veprimet arbitrare të përfaqësuesve të maxhorancës, në shkelje të Rregullores, mbështeten nga ana juaj, atëherë jeni duke vënë seriozisht në rrezik bashkëjetesën demokratike midis pozitës dhe opozitës në Kuvend”- thuhet në kërkesën e kryetarëve të opozitës, të cilët akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga Kryetari i Kuvendit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja