Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku zhvilloi një takim me përfaqësues të misionit “EURALIUS”.  Temë e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.

Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë. Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë. Marku garantoi mbështetje pakufi që reforma në Drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet.

d.b/shqiptarja.com