Artan Broci, në Gjykatën e Lartë
me votat e PD, ja pasuria

TIRANE - Artan Broci, anëtari më i ri në Gjykatën e Lartë disponon apartament banimi përfituar me VKM në 1995, banesë private përfituar nga privatizimi i banesave në 1993 me vlerë 23 mijë lekë, dyqan dhe magazinë me vlerë 63.942 lekë.

Gjithashtu ai disponon një ambient zyre me vlerë 45 mijë USD, bizhuteri të familjes që kapin shifrën 534 mijë lekë të reja, letra me vlerë përfituar nga statusi i të përndjekurit politik me vlerën 750 mijë lekë, gjendja cash 2.237.361 lekë.

Gjithashtu Broci disponon edhe llogari bankare me shumën 3.019.000 lekë, automjet në emër të bashkëshortes me vlerën 4 mijë euro, truall me vlerën 1.391.824 lekë, apartament banimi me vlerën 6.851.600 lekë,llogri e bashkëshortes me shumën 453.285 lekë, llogari e bashkësortes me shumën 338.554 lekë si dhe depozitë e bashkëshortes me shumën 3 milionë lekë.

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani, i cili propozoi Artan Brocin për anëtar të Gjykatës së Lartë kaloi dje në Parlament me 71 vota. PS nuk mori pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e kësaj kandidature në komisionin e Ligjeve si dhe në Parlament

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim

VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim