Artan Gaçi: Tenderat fitohen nga
të njëjtët njerëz /Intervista e plotë

Artan Gaçi: Tenderat fitohen nga<br />të njëjtët njerëz /Intervista e plotë
TIRANE - Përqendrimit i tenderave publik vetëm në pak duar është ngritur si shqetësim nga deputeti socialist Artan Gaçi në seancën e kësaj të mërkure në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Socialisti Gaçi thotë për mediat se ndonëse ka një farë përmirsimi të këtij fenomeni 25-vjeçar problemi i shpërndarjes së tyre mbetet ende prezent.
 
Gaçi argumenton më tej këtë situate informaliteti në vend dhe çudirash shqiptare kur thotë se 20 njerëzit më të pasur në vendin tonë janë importues dhe fitues të tenderave. Sipas Gaçit keta përfitues tenderash mund të verifikohen shumë thjeshtë pasi ka një mos akordancë mes atyre që punojnë në tregun publik dhe ata që punojnë tregun privat.
 
Gaçi ka hedhur poshtë edhe akuzat që vijnë nga kampi opozitar në drejtim të kryeministrit Edi Rama për shpërndarje tenderash në drejtim te të njohurve të tij.
 
Shqetësimi i deputetit Gaçi është ngritur në prani të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Kjo e fundit ishte thirrur në këtë komision për të prezantuar portalin e E-Albania që ndonse nuk ishte sekret shtetror komisioni vendosi ta mbaj larg media duke e zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura.

Intervista e plotë

Është zhvilluar mbledhja e Komisioni të Veprimtarive Prodhuese pa praninë e medias. Në fakt nga burime brenda komisionit kemi marrë vesh që ka pasur debate e kjo në lidhje me tenderat. Pse jeni mbajtur larg e kush kanë qenë le të themi debatet në të cilat është përfshirë ky komision?

Gaçi: Debate ka pasur konstruktive ka pasur në një moment të parë pa praninë e mediave pastaj u vendos që duhet të ishte e pranishmë media por fatkeqësisht kishin lëvizur dhe komisioni vazhdoi punën normalisht. Nuk ka pasur debate ka pasur kërkesë informacioni për një temë që na shqetëson të gjithve që është të gjithve që ështe prokurimi i parave publike. Kjo nuk është një temë e ditëve të sotme nuk ka lidhje me situatën aktuale përkundrazi fatmirësisht domethënë jemi në situatën ku sot mund të flasim për një gjë që ka qënë tabu për 25 vite.
 
Sipas drejtoreshës së AKSH-it deri në vitin 2013, 99 % e tendervae të IT-së dhe elektornikës fitoheshin nga n jë kompani e vetme dhe për këtë nuk është folur kurrë. Tani kemi një përmisim por që ne do të tentojmë që të jetë shumë herë më i mirë që ajo klasa e atyre që bëjnë një klasë teknokratësh të cilët janë të kapur prej 20 vjetësh, punojnë në çdo ministri për të pregatitur kritere të punojmë për të rritur transparencën dhe përgjegjësinë ndaj tyre. Me zor mblidhen paratë e takspaguesve. Ne kemi nisur shumë operacione që janë shumë të vështira kundër interesit tonë si parti socialiste por në interes të vendit. Një nga këto reforma është dhe kjo kundër informalitetit ku e pranojnë të gjithë që jemi vëndi më i varfër në Evropë, vëndi me informalitetin më të madh në Evropë, vëndi me korrupsionin më të madh në Evropë kështuqë lufta ndaj informalitetit është vetëm fillimi i një beteje që do të përfundojmë me luftën ndaj korrupsionit. Paralelisht me betejen e kësaj mazhorance kundër korrupsionit që përfundon me shpërdorimin e parave publike ku është edhe tema e ditës ka nisur investimet dhe në sistemet elektronike si kurrë më parë për të eleminuar sa më shumë kontaktet fizike të qytetarëve me shërbimet për të rritur sa më shumë transparencën e cila do sjelli dhe në një minimizim të korrupsionit.
 
Mua më vjen shumë keq si deputet por dhe si qytetar i këtij vendi kur shikoj listën e më të pasurve të Shqipëriseë e krahasoj me listën e më të pasurve të çfardolloj vendi tjetër të botës. Kudo në botë që nga Amerika deri tek shteti më i varfër shikon emra njerëzish prestigjoz që kanë bërë për vendin e tyre, që kanë investuar që kanë ngitur industri që kanë shpikur sisteme, që kanë investuar në vëndin e tyre kurse në Shqipëri 20 më të pasurit e Shqipërisë janë njerëz ku në variantin më të mirë janë thjesht importues shumë e ligjshme dhe nuk kam asgjë kundër importuesve se në atë ekonmi jetojmë dhe në pjesën tjetër janë njerëz abuzues ose përfitues të parave publike. Mua nuk më rrin nuk më duket normale që mtë pasurit e Shqipërisë të jenë ato që kanë marrë më shumë tendera në këto 25 vite.

Ju ngritët shqetësimin e ka ngritur dhe drejtoresha e AKSH-it që deri në 2013 le të themi që kanë qenë në një dorë kto tendera, a vazhdon të jetë ende kjo situatë. Thatë që ka një farë përmisimi por normalisht sa i dukshëm është ky përmirësim.


Gaçi: Ka një farë përmirësimi unë kam, po mbledhim informacionë nga të gjitha anët kjo është një temë shumë delikate dhe duhet të jemi shumë serioz edhe me informacionin. Unë kam shumë dokumenta që më kanë ardhur nga rrugë informale por pa kam kërkuar nga drejtoresha AKSH-it për ti konfirmuar dhe për të qenë më konkret. Më shqetëson një fakt që ndodh rëndom në Shqipëri. Në Shqipëri janë dy situata është tregu publik dhe tregu privat. Në tregun publik janë emrat e fituesve i keni tek APP tek në listat e më të pasurve të Shqipërisë janë pak a shumë të njetët të cilët normalisht në një treg formal duhet të ishin po të njetët që bënin eshe shumicën e punëve të tregut privat sepse shërbimë në IT kanë nevojë jo vetëm shteti por edhe bankat, shoqëritë e telekumunikacionit etj. Nuk më rakordon kjo situatë është tjetër treg dhe tjetër operator në IT në ndërtim në shumë fusha që operojnë me privatin dhe të tjerë operatorë që veprojnë eksluzivisht me shtetin, mua unë nuk mund të flas më tepër por mua kjo gjë nuk më rrinë.

Si e shpjegoni një anomali të tillë?

Gaçi: Kjo është një anomali sepse, unë ja vë dhe informalitetit. Duke pasur këtë shkallë informaliteti shqiptarët sidmos pjesa aktive e atyre që merren me biznese dhe sipërmarrje duke qenë gjysëm formal për shkak të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria janë të pafuqishëm dhe të pa zë që të ngrenë zërin domethene kjo situatë rritja e formalitetit formalizimi i shoqërisë formalizimi i bizneseve do të shohësh që do të sjelli dhe një reagim qytetar shumë herë më të madh që ka ndodhur këto 25 vite. Ne nuk është që shquhemi si popull që bëjmë revolucione se dhe në 90-tën e morëm qyl pa derdhur asnjë pa vrarë asnjë erdhi një komunist doli te PD-ja e pranuam të gjithë sepse ishte rruga më e lehtë dhe e pamundimshme edhe më qyl që mund të pranonim demokracinë, nuk ka vënd tjetër që e pranon.
 
Zoti Gaci faktikisht po ti referohemi edhe deklarateve nga selia e partisë demokratike kanë shprehur le të themi  pak a shumë të njëjtën gjë  që tenderat  po bëhen në mënyrë të paracaktuar,pra janë ta paracaktuara. A i qëndroni ju kësaj deklaratë që ka shprehurr partia Demokratike, këtij shqetësimi?

Gaçi: Jo, jemi në dy situata komplet  të ndryshme. Po them deri në 2013 , 99% i merrnin, mjafton ti shikoni, në infrastrukturë, në It ,në shërbime elektronike  nuk e di  në shërbime  të ndryshem jashtëvshetit  i merrnin po të njëjtat kompani. Në 99% të rasteve. Mbas 2013 dhe nuk flitej fare. Për mua ka qënë të kapura i gjithë sistemi, jo vetëm politika por edhe mediat sepse nuk e di duhet të ishin pjesë  patjetër që mos ta hapte njeri këtë muhabet ku me zor mblidhen ato parataë publike   po them nga  sipërmarrësit më të varfër të Europës dhe të shpërdorohen dhe të të shkojnë të kanalizohen  me kaq lehtësi te 4 veta dhe kjo do të ishte për mua është një temë që nuk është kaq e parëndësishme  sa për 25 vite të mos ishte prekur.

Fatmirësisht ne sot  jo vetëm që   jemi  të fokusuar  për ta hapur këtë histori, por  kemi vetëm qëlimin  që ta formalizojnmë sa më shumë të  kemi mundësi këtë . Fakti  që mbanim , sidomos Partita demokratike e ka patur  strategji që  ta mbante një Shqipëri informale ishte e qëllimshme për ta mbajtur pa zë. Më thoni  për cfarë arsye 400 mijë banesa të shqipatrëve mbaheshin të palegalizuara. Që ato 400 mijë famile të mos guxonin të ngrinin zërin sepse ishin gjithmonë  të ritatueshëm nga eskavatori. Po ashtu ekonomia informale duke u lënë në një mikroinformalitet ato të mëdhenjtë që mopolizonin pararët e shqipatërve ndiheshin të plotfuqishëm  dhe të mbrojtur sepse nuk guxonte asnjë sipërmarrrës dhe ju e keni në 25 vjet dëgjoni cdo lloj oponioni në media përvec opinionit  real të sipërmarrësve shqiptarë. Fatmirësisht kjo po shkon drejt zgjidhjes që është një gjë, unë mendon është një gjë shumë e mirë për vendin.

Që të mos kemi vetëm një përmirësim të lehtë siç e thatë  të situatës,  si deputet i parlamenit  keni një kërkesë për ekzekutivin çfarë duhet të bëjë diçka më konkrete ndoshta.

Gaçi: Sigurisht ne kemi kërkesa.  Sigurisht jemi shumë të përgjegjshëm për ta zgjidhur këtë punë. Nuk jemi as për të hedhur balte te opozita. Marrim përgjegjësitë tona. Edhe debati në komision ishte konstruktiv në frymën   sesi mund të  gjejmë zgjidhjet më të mira për të zhbllokuar këtë situatë që e kemi gjetur që prej 25 vjetësh. Nuk  mund të ketë kriterë që për të fituar tenderin  duhet të keshë këmishë me viza dhe flokë të gjata sic I keni juve. Por duhet të ketë kritere shumë herë më thelbësore. Një temë tjetër që do prekur e cila u prek nga të gjithë deputetët e komisionit  ishte që këto shërbime a janë ato të duhurat dhe kanë dhënë rezultatin e duhur, apo janë para të pilotuara tek ca kompani vetëm për intersat e tyre dhe shërbimi është o mediokër ose inekzistent dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme sepse investitori  më I madh në Shqipëri jemi ne, është shteti  dhe nuk mundet që këto pak para që investon shteti të shpërdorohen kaq lehtë.

Nga qeveria është ngritur dhe një portal, Transparanca .al. A mendoni se deri tani  është e mjaftueshme për transparencën  që ka nevojë parlamenti  përsa i përket tenderave dhe shqetësimeve që thoni ju vazhdon të jetë prezent apo duhet dicka më shumë?

Gaçi: Nuk mendoj se vetëm me një lëvizje mund të zgjidhësh një gjë në vendin më, ashtu sic jemi  domethenë informal , dhe më të korruptuar të Europës. Nuk është se vetëm me një lëvizje, ai portal  trasparenca. Al  është një nga 100  masat që po  ,merr qeveria të cilat gjithë se cila për aq sa I takon do të ketë efektin e vet pozitiv. Por, fatmirësisht ne jemi në këtë krah për ta zgjidhur këtë gjë dhe jo për të gënjyer dhe për të bërë jo se është e vërtetë apo hajde të blejmë këtë apo ti mbyllim gojën  këtij për ta minimizuar këtë problem.


Edhe një pyetje të fundit zoti Gaci. Sa i takon a keni patur ju  një lloj takimi teta  a tete me kryeministrin  Edi Rama në lidhje me gjithë këtë shqetësim për tenderat kur dihet që në focus është vënë kryeministri  për dhënie tendereash të paracaktuara  apo le të tthemi për dhënie tenderash ndaj familjarëve, miqve të tij  pra është thënë  nga opozita a keni patur ju një takim me të ku i keni shprehur gjithë këtë shqetësim?

Gaçi: Kryeministri është njeriu i fundit më pak i interesuar për tendera në Shqipëri. Është më i interesuar po jua them për aq sa e njoh  dhe për aq sa në brendësi jam të gjërave është njeriu më pak i intersuar që të abuzohet  me paratë publike. Është njeriu më pak i interesuar  që të mos investohet në Shqipëri apo të mos shkojë përpara Shqipëria nuk është fare qëllimi i tij . Përkundrazi është një iniciativë e tij personale dhe është i pari që i hap problemet jo vetëm për tenderat po për cfarë do lloj problemi tjetër që ka të bëjë me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve duke filluar që nga sjelljet e deputetëve, marrëdhëniet deputetëve me zgjedhësit po ashtu e qeverisë në  të cilën  ai besoj dhe ju jeni të mirëinformuar që   nuk është se nuk i mban në presion për të bërë ,më të mirën e mundshme. Por jetojmë në këtë realitet ku nuk mjafton të ndërrohet  vetëm shoferi dhe ekipi drejtues. Jemi akoma një autobuz I ndryshkur që nuk ka patur as motor as rrota dhe për ta tërhequr zvarrë atë nuk mjafton të ndryshosh vetëm drejtuesit. Do kohën e vet që të përmirësohet i gjithë sistemi.  Por  jam 1000% i bindur  që është  personi më i  interesuar që ky vend të shkojë mirë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal