Artan Imami: Në “Dancing”, për të sfiduar vetveten

Artan Imami: Në “Dancing”, për të sfiduar vetveten
Nata e pestë e spektaklit të yjeve “Dancing With the Stars”, duket se ka qenë një natë pa fat për njerëzit e kinemasë. Mes emocioneve dhe lotëve është larguar nga gara aktorja simpatike, Niada Saliasi si më pak e votuara nga publiku shqiptar. Ndërsa është tërhequr nga loja, për shkak të një tërheqje muskulare aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Artan Imami. I njohur si një nga aktorët më karizmatik, i cili i mungoi skenës teatrore për më shumë se 10 vjet dhe që shkaktoi jo pak zhurmë kur iu rikthye asaj, me dramën “Darka e Gabuar”, e për të vijuar më pas me komedinë “Art”, Imami tregoi një tjetër anë të tijën në këtë spektakël. Prej 5 netësh aktori, Artan Imami erdhi ndryshe në sytë e publikut dhe fansave të tij, duke provuar veten në fushën e kërcimit. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM Imami, rrëfen eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars”, si dhe vështirësitë dhe emocionet që një artist përjeton në një skenë ndryshe nga ajo e Teatrit, ku ne jemi mësuar ta shohim.

Jeni tërhequr nga gara për shkak të një tërheqje muskulare në krahë, si jeni sot?

Krahu më dhemb, madje edhe tani që po mbaj filxhanin e kafesë.

Si ndiheni që hoqët dorë nga gara ?

Që u largova ndihem mirë, më mirë të largohesh tani në fillim sesa më vonë kur emocionet bëhen më të forta dhe kur përfshihesh më shumë në garë. Pra, në një farë më mënyre më mirë që ky incident ndodhi tani.

Si do ta cilësonit si eksperiencë?

E vërteta është që në këtë garë kisha hyrë në një sfidë me veten, dhe për të parë nëse mund të realizoja ato detyra që i kisha venë vetes. Nuk iki me ndonjë pishmanllëk, pasi kam qenë i ngarkuar edhe me disa projekte të tjera artistike, jo si shumica e konkurrentëve që kanë vetëm “Dancing” si përparësi kryesore.

Cili ishte zhanri më i vështirë që keni performuar?

Kërcimi i parë, që ishte një tango dhe mund të them , që ishte kërcimi im më i vështirë. Kjo pasi në kërcimin e parë, ti nuk di si të qëndrosh, si të hedhësh hapat, ku të vendosësh dorën, etj. Koha është relativisht e shkurtër dhe nuk ti nuk ke kohë, për ti mësuar si duhet lëvizjet. Por hyn në internet dha ty sheh shumë programe kërcimi. Megjithatë kakofonia e fillimit u qartësua me kalimin e javëve dhe u ndjeva më i sigurt. Por meqënese ne jemi fillestar muzika, duhet të ishte më e lehtë. Mendojë se më e përshtatshme do të ishin muzikat klasike e kohëve shumë të vjetra. Por ambicia e organizatorëve ishte të sillnin një muzikë bashkëkohore, e cila për ne që e nisim gjithccka nga e para është shumë e vështirë.


Sa ju ndihmoi balerina që kishit në krahë, pra Isida?

Isida është një balerinë shumë e mirë, dhe kishte një durim të tmerrshëm. Balerinët duke na njohur profesionalisht, sesa të aftë jemi në skenat dhe në fushat tona përktase, kanë një lloj surprize kur shohin që ne jemi “copë copë” në fillim, në një skenë apo zhanër tjetër nga ajo që ata janë mësuar të na shohin. Flas gjithmonë për brezin tim, sepse të rinjtë janë më të shkathët në kërcim.

Si kanë qenë raportet tuaja me kërcimin?

Kanë qenë raporte normale, mua më pëlqen më tepër të kërcejë në stilin “freestyle”.

E pritët me dëshirë, ftesën e organizatorëve për të marr pjesë në këtë reality show?

E prita me qejf, pasi është një shoë që të sjell gëzim kur të ftojnë. Vitin e kaluar kur fitoi Enver Petrovci, i telefonova dhe e pyeta sesi ishte si eksperiencë dhe më tha që duhet ta provoja. Mendojë se duhet të kisha bërë një vit përgatitje për të qenë në formën e duhur për këtë spektakël, pasi sic e kanë pohuar edhe vet koreografët kërcimi krahasohet me sportet e rënda. Kjo për faktin se kërkon shumë energji.

Si i keni marr këshillat e jurisë?

Juria e këtij spektakli kishte detyrën të na inkurajonte, dhe mendojë se këshillat kanë qenë të vlefshme.

Jeni mërzitur me pikët e marra prej tyre?

Me pikët nuk jam mërzitur, me tepër jam mërzitur me vërejtjet e tyre. Nuk jua thashë gjatë natës së spektaklit, por mendojë se juria duhet të jap vërejtje inkurajuese , për të mos prekur sedrën e artistit. Artistët në përgjithësi janë shumë të ndjeshëm kur shkojnë nga një skenë në një skenë tjetër dhe kur nuk janë 100 përqind të sigurt, në atë c’ka po bëjnë apo në këtë rast me atë c’ka performojnë.

Do t’iu shohim së shpejti në skenën e Teatrit, pra në skenën ku jeni i sigurt dhe që dini ta zotëroni më mirë?

Patjetër, ne sapo kemi filluar për një projekt të ri dhe të madh në Teatrin Kombëtar.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi