TIRANË, 2 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-Ekzekutimi i bankierit dhe botuesit të njohur Artan Santo, në zemër të kryeqytetit të enjten e shkuar ka tërhequr vëmendjen e shumë medjave cilat analizojnë ngjashmëritë mes ekzekutimit të bankierit shqiptar dhe atentateve të ngjashme në vende tjera .
Që prej nisjes së krizës ekonomike në botë në vitin 2008, bankierët kanë qenë në qendër të sulmeve, qoftë edhe vrastare. Ndërkaq, nga janari i kërij viti në të gjithë botën janë sulmuar me armë 15 drejtuesh bankash.
Kjo u bë e ditur  në emisionin "Debati në Debati në Channel" të gazetarit roland Qafoku, nga ana e gazetarit të njohur Elton Tafaruçi.
"Vetëm në këto gjashtë muajt e fundit, nga Janari e deri në Qershor, në të gjithë botën, janë vrarë deri më tani 14 bankierë, bashkë me Artan Santon bëhen 15. I vetmi rast në të cilin janë zbuluar autorët, është ai i bankierit në Hollandë, i cili kishte një mosmarrëveshje me ortakun dhe u zbulua brenda pak orëve. Të tjerët, janë vrasje ose vetëvrasje të dyshimta" tha gazetari Tafaruçi. Ai gjithashtu bëri të ditur se në Rusi, që nga viti 1990 e deri më sot janë ekzekutuar mbi 100 bankierë dhe shumica e ekzekutimeve kanë qenë të tipit mafioz, ndërsa theksoi  se zbulueshmëria e vrasjeve të tilla është shumë e vogël.
Gjithësesi duhet theksuar se policia e shtetiti po heton në të gjitha drejtimet për identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes që shokoi opininon publik në shqipëri një javë më parë. Vrasja e biznesmenit Artan Santo është bërë objekt debati edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ditën e sotme ku diskutohej projektligji për armët. Deputeti i djathtë Eduard Halimi theksoi se "kriminelët me motor po vrasin biznesmenë afër Kuvendit dhe se çështja e sigurisë publike aktualisht është përtokë".
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri që kërkoi që çështja të mos politizohet. Sipas Tahirit, ai që vrau Artan Santon kërkonte patjetër të bënte zhurmë.
"Vrasja e Artan Santos është ngjarje e rëndë. Ne po hetojmë, hetimet kanë vështirësi. Mos e politizoni çështjen, bëhuni me policinë Ai që vrau Artan Santon donte të bënte zhurmë", tha Tahiri. Ministri ka kërkuar që kur flitet për biznesmenë të përcaktohen qartë kriteret. "Kur flasim për biznesmenë, të përcaktojmë kriteret. Kush ndërton për pastrim parash, s'është biznesmen", tha Tahiri në komisionin e Ligjeve.
Sa i takon hetimeve nga Policia, ë vijim të hetimeve për gjetjen e autorëve të vrasjes së biznesmenit Artan Santo, Strukturat e Policisë së Shtetit pas ndalimit të 2 shtetasve, Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, si dhe të bllokimit të motorit tip Suzuki në një servis në afërsi të fshatit Bubq, gjatë operacionit të ndërmarrë për kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, deklaron se shtetasit rezultojnë të dënuar në Greqi për Krime të rënda.
Sipas Policisë, pas ekspertimit përkatës kriminalistik, janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të baruti. Lidhur me motorin 650 Ç Suzuki, bllokuar këtyre shtetasve policia bën me dije se sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur në rajonin e Selanikut. Policia e Shtetit duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.
/y.pa/