Specialisti Artan Shkreli ka shpjeguar pse ngritja e një godine rrëzë Kalasë nuk është e lejueshme dhe se “ministrja Bregu ka ushtruar influencën e saj te kolegu i saj Bumçi për të marrë leje për godinën e vjehrrit”. Shkreli thotë se përveç këtij rasti nuk është dhënë kurrë leje për ndërtime në këtë Kala.
Zoti Shkreli, tashmë është bërë publike çështja e një ndërtese pranë klasë së Prezës. Bëhet fjalë fakt për vjehrrin e ministres së Integrimit Majlinda Bregu. Kemi komunikuar me zyrën për shtyp të ministres Bregu dhe sqarohet që “gjithçka është bërë konform ligjit të urbanistikës”... ?
-Në distancën ku po gërmohet nuk është e lejueshme. Janë shkelur disa norma ta trashëgimisë kulturore. Në gjithë këto vite nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi, ku ndërtesat ekzistuese janë bërë pa leje, ndërsa çuditërisht kjo jepet me leje. Kjo është skandaloze. Dhe jo rastësisht kjo godinë jepet me leje, se mesa duket ministrja ka ushtruar influencën e saj pranë kolegut të saj ministër që të marrë leje për një vend ku nuk jepet leje. Kjo është më e rëndë se ndërtimet pa leje. Për ndërtimet pa leje në në një moment ndërgjegjësimi të shtetit mund të mirren masa kundrejt personave që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Ndërsa objekti ku është abuzuar me pushtetin dhe është dhënë me leje për shkak të konfliktit të interesit ku kolegu ministër jep leje për vjehrrin apo për të shoqin që është e njëjta gjë, atëherë kemi me një shkelje të dyfishtë të ligjit, ku kemi hapur edhe se ka konflikt interesi.
Thuhet që leja është dhënë nga ministri i kulturës Aldo Bumçi?
-Leja natyrisht që është dhe miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, të cilët kanë vepruar të gjithë bashkë si një bandë dhe bien dakord të shkelin ligjet e trashëgimisë kulturore dhe është firmosur nga Ministri i Kulturës, tek e fundit e ka bërë të mundur që kryetari i komunës ta zbardh këtë leje që natyrisht bie në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë bashkë kanë bërë të mundur që të shkelen ligjet në fuqi.
Cilat nene bien ndesh...?
-Aty nuk bëhet fjalë fare për ndërtesë. Aty nuk ka pasur kurrë një ndërtesë. Ajo është një cope toke, e cila bënë pjesë në peizazhin mjedisor dhe historik të kalasë së Prezës
Ka qenë pronë e familjes që në vitin 1900, thuhet?
-Pronë mund të ketë kudo, mund të ketë pronë edhe në sheshin Skënderbej. Kjo nuk do të thotë që duhet të bëhen ndërtime në zonat historike meuzeale mjedisore në zonat e mbrojtura të shpallura monument e kështu me radhë. Pra të qenit pronar nuk të jep asnjë atribut për të ndërtuar në zonat ku shteti ndalon në mënyrë të rreptë ndërtimin....
Ka dhe të tjera ndërtesa që janë pranë Kalasë së Prezës?
-Asnjë godinë nuk është aq pranë Kalasë së Prezës sa godina që po ndërtohet e cila është vetëm 5-6 metra larg dhe faktikisht hyhet me ekskavator...duke thërrmuar gurët mbi të cilët mbështetet kjo kala. Mund të shihet me sy se çfarë batërdie po ndodh në krahun verior të kështjellës duke shkelur në mënyrë flagrante nenin 32 dhe 33 të trashëgimisë kulturore. Ligji numër 9/43 i datës 07.04 2003 për Trashëgiminë Kulturore ndalon në mënyrë eksplicite ndërtimin pranë mureve të Monumenteve të Kulturës.
/Shqiptarja.com