Moti e ndryshoi planin. Por ndoshta pikërisht kjo e bëri natën. Disa orë para nisjes së Zamna Tirana, shiu i fortë detyroi organizatorët të braktisnin lokacionin fillestar. Zgjidhja e fundit minutës ishte Pallati i Kongreseve dhe me atë vendim, pa e ditur, u krijua një e parë historike: hera e parë që ky ndërtim ikonik i kryeqytetit priti një event rave.

Rreth 5-6 mijë njerëz e mbushën sallën. Komuniteti ndërkombëtar i Zamna, ai grup njerëzish që ndjek festivalin kudo që organizohet, erdhi i plotë, i bashkuar me audiencën shqiptare. Bashkë bënë një natë që Tirana nuk e kishte parë kurrë në atë formë.

Line-up-i rritej gradualisht. Argia hapi me thellësinë e saj elektronike. Øostil solli tensionin që e mban sallën në lëvizje. Miss Monique e ngriti temperaturën. Dhe ARTBAT, akti final, e mbyll çdo gjë me një set që e ktheu Pallatin e Kongreseve në diçka tjetër krejtësisht.

Brenda eventit, IQOS kishte ndërtuar një zonë që funksiononte si pikë takimi e vërtetë. Buzzwire challenge, jenga, ring game, aktivizime që ndaloshin njerëzit, i bënin të qeshnin dhe t'i kthenin te njëri-tjetri. Të rriturit duhanpirës ose përdorues të rritur IQOS mund të fitonin merchandise gjatë gjithë natës, dhe zona mbeti e gjallë deri në fund.

Edicioni i dytë i Zamna në Shqipëri la shumë për të folur. Por gjëja që do të mbetet më gjatë është ajo ndjesia, kur 5 mijë njerëz me prejardhje të ndryshme lëvizin në të njëjtin ritëm dhe salla nuk është më sallë.

.png)









