Arte pamore/ Gjergj Kola merr
“Medalje Ari” në Oslo të Novergjisë

Arte pamore/ Gjergj Kola merr<br />“Medalje Ari” në Oslo të Novergjisë
TIRANE- Juria i ka dhënë “Medaljen e Arit” punës së piktorit shqiptar Gjergj Kola, e cila ishte prezantuar në ekspozitën ndërkombëtare të Arteve Kontemporane në Ambasadën e Brazilit në Oslo të Norvegjisë. Aktiviteti u mbajt në datën 8 shtator. Piktori Gjergj Kola shprehet për “Shqiptarja.com” se “ky është një stimul edhe për Shqipërinë, pasi fondacioni Artists Across Continents që më ka vendosur në enciklopedinë e tij me pesë punime është prestigjioz”.

Çmimet e këtij fondacioni jepen nga një juri ndërkombëtare, ndërsa aktiviteti mbështetet nga Norvegjia dhe Brazili. Ky libër i rëndësishëm arti që ka brenda mbi 80 autorë nga e gjithë bota është botuar dhe prezantuar për herë të parë në ambasadën e Brazilit në Oslo bashkë me ekspozitën e 12 artistëve të zgjedhur.

Artisti shqiptar Gjergj Kola ka marrë vlerësime të larta, dhe pas këtij aktiviteti dhe falë vlerësimit me “Medaljen e Arit” Gjergj Kola do të jetë pjesëmrraës me të njëtin aktivitet në muzeun e Louvrit në Paris. Kola thotë për “Shqiptarja.com” se “në Paris do të jem më 23 tetor 2015, ku për ekspozim do të paraqes portretin e Nënë Terezës”.  

Gjergj Kola është shqiptari që në 25 vjet emigrim ia ka dalë mbanë të bëjë emër me pikturën në tokë të huaj. Sot ai njihet në Greqi, në Itali, në Francë, në Spanjë, në SHBA e në shumë vende të tjera dhe pikturat e tij janë pëlqyer gjithmonë.

Aktualisht Gjergj Kola jeton në Itali me familjen e tij, në qytetin Fano. Në këtë qyetet e njohin të gjithë. Aty ai numëron me dhjetëra ekspozita. Ndërsa ka udhëtuar me veprat e tij kudo nëpër botë,disa nga pikturat e Gjergj Kolës janë zgjedhur për t’u ekspozuar në muzeumet më të famshëm të botës, si Muzeu i Louvrit në Francë, në SHBA, Londër, Spanjë, etj. Në Greqi ku ka jetuar rreth 15 vjet me radhë. Gjergj Kolës i kanë besuar të pikturojë muret e ndërtesës së Mitropolisë së Kozanit, monument kulture i kategorisë së parë.

Gjergj Kola bën një lloj pikture të thjeshtë, me një gjuhë kuptueshme për të gjithë, gjë që në botën e arteve moderne është shumë e rrezikshme, por ka ndodhur që ngjyrat e tij, dritat dhe emocionet në pikturë, si dhe detajet shprehëse sado të thjeshta kanë krijuar një marrëdhënie të fuqishme me artin bashkëkohor.

Pikturat e Gjergj Kolës janë pjesë e shumë koleksioneve nga njerëzit e thjeshtë, tek personalitetet e botës akademike, kulturore, politike, etj. Ai ka ekspozuar në disa vende të botës dhe mund të them e ekspozuar në të gjitha nivelet deri në Muzeun e Louvrit në Paris, në Galerinë Skryptir në Londër, në Cassa Batlo në Barcelonë, në Universitetin e Bristol USA,në Art Museum Ny USA në Cikago, Toronto, Moska, Kiev, Mariupoli, Malaga, Tiranë, Romë, Athinë, Kozani, Torino, Pesaro, Fano, Siena, etj. Në fillim të shtatorit Gjergj Kola pati edhe një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. 
gjergj kola

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari