Arti kundër Putinit! Prima balerina ruse braktis Moskën dhe i bashkohet trupës së Baletit Kombëtar Holandez: Kurrë se kam menduar se do turpërohem për Rusinë

Arti kundër Putinit! Prima balerina ruse braktis Moskën dhe i bashkohet trupës së Baletit Kombëtar Holandez: Kurrë se kam menduar se do turpërohem për Rusinë

Prima balerina ruse Olga Smirnova,30 vjeç, pasi dënoi luftën e presidenti Vladimir Putin në Ukrainë, vendosi të largohet nga vendi i saj për t'u bashkuar me Baletin Kombëtar Holandez.

"Jam kundër kësaj lufte me çdo fije të shpirtit tim" duke u mbështetur dhe nga balerinat e tjera ruse.

 “Nuk e kam menduar kurrë se do të turpërohem për Rusinë, gjithmonë kam qenë krenare për njerëzit e talentuar rusë, për arritjet tona kulturore dhe atletike. Më dhemb që njerëzit po vdesin, që njerëzit po humbasin çatitë mbi kokë ose detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Dhe kush do ta kishte menduar disa javë më parë se e gjithë kjo do të ndodhte? Ne mund të mos jemi në epiqendrën e konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj katastrofe globale", tha prima balerina.

Drejtuesi i Teatrit të Operas dhe Baletit në Holandë, Ted Brandsen mirëpriti vendimin e primabalerinës ruse.

“Është një privilegj që ajo të na bashkohet, pavarësisht se rrethanat që e shtynë të marrë këtë vendim janë tepër të trishtueshme. Megjithatë, si kompani ne jemi të kënaqur që kemi një balerinë kaq frymëzuese që i bashkohet Baletit Kombëtar Holandez", tha ai.

Roli i saj i parë do të jetë shfaqja në baletin klasik Raymonda, i cili do të shfaqet premierë më 3 prill në Amsterdam.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset