Arti mural në Tiranë, pikturat që i dhanë jetë fasadave të ndërtesave në kryeqytet

Arti mural në Tiranë, pikturat që i dhanë jetë fasadave të ndërtesave në kryeqytet

Arti mural në Tiranë i ka dhënë një pamje të re ndërtesave në kryeqytet duke zëvendësuar fasadat dhe duke i veshur ato me ngjyra dhe imazhe mjaft domethënëse.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë disa foto nga disa lagje të Tiranës, të cilat janë transformuar nga veprat e realizuara nga artistë të njohur pjesë e “Mural Fest Tirana” .

Veliaj shkruan se secila nga veprat e artit është një ftesë për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Tiranën.

“Mural ART n’Tiranë! Tirana po zbukurohet nga arti mural në çdo lagje të qytetit, ku secila vepër arti është ftesë për të gjithë që të na vizitojnë. SUPER”, ka shkruar kryebashkiaku.

Tashmë prej disa vitesh në kryeqytet zhvillohet “Mural Fest Tirana” e cila është një nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës, kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2023 23:16

    Mendoj qe jane shume te bukur keto murale dhe kane per t'u pelqyer shume nga turistet.Ide interesante qe duhet perhapur jo vetem ne Tirane,por dhe ne qytete te tjera.

    Përgjigju
  • Go simple: 22/06/2023 21:55

    Ore Lali Demagogu,suvatim e lyejini normal të gjitha fasadat e Pallateve në Tiranë!!Çdo Lagjeje jepini një identitet a ngjyrë të ndryshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars