Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare këngëtarja e muzikës popullore, Drita Papajani
Kengetarja Drita Papajani
Lajm i trishtë për artin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare këngëtarja e madhe e muzikës popullore Drita Papajani. Ajo hyri në interpretimet e këngës popullore në fillim të viteve 1960 si zbulim i të madhit shkodran Paulin Pali.
Në jetën e saj të gjatë artistike si pjestare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Papajani ia doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, e të tjerë.
Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit. Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri, duke u bërë nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.
Lajmi i hidhur për ndarjen e saj nga jeta është bërë me dije Vasil Sofokli Tole përmes një postimi në rrjete sociale.
"U nda nga jeta sot në orën 10.00 edhe një zonjë e madhe e këngës popullore shqiptare: Drita Papajani! Si bijë prifti, pas viteve 1990 mori pjesë aktive në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Znj. Drita ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale, të cilin e drejtoi fillimisht maestro Eno Koço, e më pas i ndjeri prof.
Milto Vako. E njihja nga afër artisten tonë dhe çmoja pa masë tek ajo shpirtin artistik dhe qytetarinë e lartë që rrezatonte. I përjetshëm kujtimi i artistes së madhe Drita Papajani! P.s: Ceremonia e nderimit dhe përcjellja do të bëhet nesër në 12.00, në kishën e Ungjillëzimit, tek rruga e Kavajës, Tiranë", shkruan Vasil Sofokli Tole i cili bën me dije lajmin.
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
65.3%
-
Opozitës
11.1%
-
Konsensual
23.6%
Vota total: 72
Lajme të tjera
-
Digjet apartamenti në Shkodër! Zjarrfikësit 1 orë betejë me flakët, e moshuara u bllokua në ballkon! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)
25 Maj, 09:02
-
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar
24 Maj, 17:03
-
Përplasja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet pronari i furrës ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri
24 Maj, 15:10
-
Shkodër/ Nxënësit dhe mësuesit bojkotuan mësimin: Riktheni drejtoreshën e shkollës 'Ndoc Mazi', u largua për arsye politike! Drejtoresha rajonale e Arsimit: Ka probleme ligjore
20 Maj, 09:00
-
Shkodër/ I vunë tritol në lokal dhe i dogjën mjetin, efektivi: U krijuan konflikte prej asgjësimit të parcelave me kanabis! Report Tv siguron videon, autori me paruke dhe i veshur si grua
20 Maj, 07:44
-
Vdes i riu nga Shkodra, nëna në gjendje kritike! U aksidentuan 3 ditë më parë, po udhëtonin me motor drejt Postribës kur u përplasën me makinën
18 Maj, 10:06
-
Zbulohet një parcelë me 567 bimë kanabis në Velipojë, arrestohet pronari i tokës, shpallet në kërkim shoku i tij
16 Maj, 12:07
-
Berisha nga Shkodra: PD u shndërrua në freskore për qeverinë, PS po kontrollon drejtësinë për të goditur ‘Rithemelimin’! Kërkoj votën për një luftë të re
15 Maj, 19:10
-
Policia dhe Guardia di Finanza kontroll me helikopter për parcela me kanabis në veri të vendit! Nano: Zero tolerancë ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike
15 Maj, 11:47
-
Safet Bajri, 'i forti' i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin
15 Maj, 09:44
-
Shkodër/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, pengmarrje dhe vjedhje, arrestohet 30-vjeçari! Do ekstradohet drejt Suedisë
14 Maj, 14:14
-
Digjet mjeti i efektivit të policisë në Shkodër, autori i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë i vë flakën dhe ikën me vrap, rrezikon edhe veten (VIDEO)
14 Maj, 08:35