Artistët kërkojnë vëmendje, votoni
Ermonela Jahon në “Opera Awards"

Artistët kërkojnë vëmendje, votoni<br />Ermonela Jahon në “Opera Awards
Ermonela Jaho është përzgjedhur nga juria e çmimit prestigjioz të Opera Awards, mes 8 emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare për Çmimin e Publikut. Sopranoja shqiptare është futur në listën e ngushtë të një çmimi prestigjioz që konsiderohet si “Oskar i Operës”, sipas muzikologut Vasil Tole.

“Ndërkohë që po jepja votën time, më erdhi ndër mend fakti se nominimi në “International Opera Awards” (të cilat konsiderohen edhe si “Ҫmimet OSCAR” të operës), për ne është më tepër se sa një konkurrim individësh. Është një nderim për Tefta Tashkon Koҫon, Jorgjia Truja, të parat soprano shqiptare mësuan artin e operës në vitet 1930-të në konservatorët e Italisë dhe Francës, thotë Vaso Tole.

Ermonela Jaho është nominuar bashkë me yjet botërorë si Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Eva-Maria Westbroek, etj. Sekretari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Vasil Tole bën thirrje për njohje dhe ndërgjegjësim të publikut shqiptar për shkak të natyrës së votimit të fituesit që duhet bërë online në rrjetin e “International Opera Awards 2016”.

“Ermonela Jaho përmes votës së publikut prite të shpallet “Primus inter pares”- e para ndër të barabartët në këtë fushe. Kjo është një garë ku ne mund ta mbështesim atë, pasi në çmimet e tjera janë juritë që vendosin. Jam i sigurt se votat për të do të vijnë kudo ku admirohet arti i operës: në Evropë, Azi, Amerikë apo Australi. Por Ermonela Jaho është edhe këngëtarja jonë, e cila e ka vlerësuar skenën shqiptare si tempullin e dhe shtëpinë e saj," tha ai. 

Sopranoja Ermonela Jaho e cila ka shkëlqyer në të gjitha skenat botërore me interpretimet e saj virtuoze, në datën 10 mars do të jetë në Tiranë për të zhvilluar projektin që ka nisur me master classet në Shqipëri. Votat e studentëve të akademisë së arteve nuk do t’i mungojnë. Studentja e pianos Kamela Haxholli premton votën e saj. Ja linku ku duhet votohet Ermonela Jaho:http://www.operaawards.org/vote/

ermonela jaho

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid