Artisti Alfred Mirashi-Miloti
përzgjidhet në Bienalen e Pekinit

Artisti Alfred Mirashi-Miloti<br />përzgjidhet në Bienalen e Pekinit
Federatat e qarqet letrare dhe artit në Kinë më 16 shtator dhanë një konferencë për shtyp mbi informacionet për Bienalen e Pekinit. Këtë vit kjo Bienale ndërkombëtare është në edicionin e gjashtë, i cili ka bërë një prezantim prestigjioz për artistët.

Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e 103 artistëve, prej të cilëve 102 janë jokinezë. Ndër artistët pjesëmarrës është edhe artisti shqiptar Alfred Mirashi, i njohur ndrydhe me emrin e artit Miloti.

Alfred Mirashi  ka lindur në Shqipëri dhe më pas përfundoi studimet e tij në Itali, duke u përfshirë në rrymën e aktiviteve ndërkombëtare të arteve moderne. Në bienalen e gjashtë të Pekinit Miloti merr pjesë me veprën "Kënd mesdhetar", një diptik i ekzekutuar në mediume të përziera mbi kanavacë (cm. 180x190).

Titulli i kësaj veper ka lidhje me shpirtin e tij krijues dhe shprehjen e tij artistike të shprehura me gjuhën e vendlindjes së tij mesdhetare, Shqipërisë, të cilën e ka përshtatur me nevojat e mendimit modern. Veprat e Milotit në mënyrë të veçantë, janë poetike, të këndshme, të menjëhershme dhe të thella në të njëjtën kohë, me rrënjë në kulturën e tij të gjerë dhe në marrëdhëniet shoqërore sot. Këto janë karakteristikat që duhet të plotësohen në temën e shpallur nga Komitetit Përzgjedhës i Bienales, që është "Kujtesa dhe ëndrra." Juria dhe kuratorët përzgjedhës të veprave janë udhëhequr nga Zuo Zhongyi, Liu Dawei, Feng juan, Wu Changjiang, drejtori Shao Dazhen, ndërsa kuratorët janë: Ding Ning, Wang Yong, Lu Yushun, Liu Jian liu Jinan, Li Xiangqun, Yang Feiyun, Zhang Xiaoling, Hang Jian, Hu Wei, Xu Li, Qin Tao, Chao Ge, Dong Xiaoming, Tan Ping, Xue Yongnian, etj.


Pra, do të ekspozohen 725 vepra nga artistë të 96 vendeve të botës, përfshirë edhe Kinën. Veprat janë përzgjedhur nga 18,386 aplikime. Ka disa pjesëmarje të veçanta nga Azia Juglindore, Kanadaja, Afrika e Jugut, Ekuadori, Armenia, Kili.

Bienalja e Pekinit 2015, do të mbahet nga 24 shtatori deri më 16 tetor në Muzeun e Artit Kombëtar të Kinës. Qëllimi i ekspozitës është për të treguar universalizmin e artit, pa shtypur identitetet e ndryshme kombëtare. Artisti me origjinë shqiptare Miloti është ftuar të japë një leksion mbi artin dhe funksionin që ai mund të ketë për të shërbyer si një pikë takimi mes popujve. Hapja e Bienales së Pekinit bëhet nën patronazhin e Ministrisë Kineze të Kulturës.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari