Artisti Capossela ndal në Opera për xhiron e Ballkanit! Nga Serbia në Kosovë, arti si shërim i plagëve të historisë

Nga Shkodra në Tiranë, kantautori polinstrumentist Vinicio Capossela, Xhiron e Ballkanit këtë fundjavë e vijoi në Shqipëri. Mbrëmjen e së dielës ai solli në skenën e Teatrit të Operas, një performancë unike, që përfshiu edhe publikun.

Është ndalesa e tij e parafundit, për “Balkangioro”, një udhëtim vjeshtëror i ëndërruar prej vitesh prej vitesh prej artistit Italian, që pas pengesave të pandemisë, më në fund po konkludohet.

Capossela, konsiderohet si një nga kantautorët më të veçantë italianë, që ka arritur të bëjë të vetat, tinguj e kulturë nga vende të ndryshme të botës e majde edhe nga epoka të ndryshme.

Një performancë gati boheme e tija në ‘Opera’. Melodi, show, folku dhe kënga italialiane ishin vetëm disa nga elementët që mbajtën gjallë entuziazmin në sallën e tejmbushur. Ky rrugëtim i artistit në Ballkanin Perëndimor ka edhe një simbolikë, kërkon të lidhë vendet e kësaj hapësire, pavarësisht plagëve të Historisë ende të pashëruara. Nisi në Serbi e ul siparin nesër në Kosovë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë