Artisti i huaj promovon çiftelinë: Ky instrument mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën

Artisti i huaj promovon çiftelinë: Ky instrument mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën

Artisti David Hilowitz duke promovuar çiftelinë

Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë, e cila është promovuar nga kompozitori dhe programuesi David Hilowitz, me banim në Filadelfia, i cili promovon kultura të ndryshme.

Fokusi i tij më së shumti qëndron te objektet, të cilat janë të vjetra, instrumentet që nuk janë aq të njohura dhe gjithçka tjetër me të cilën mund të krijojë muzikë.

Në platformën “YouTube”, në kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”) në një prej videove të tij, Hilowitz tregon rrugëtimin e tij deri te një dyqan i antikave. Ndër të tjera, ajo që ia merr vëmendjen është një çifteli me flamurin kombëtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.

Programuesi e merr instrumentin shqiptar për të mësuar më shumë për të. Madje ai promovon edhe artistë të ndryshëm shqiptarë, të cilët dinë t’i bien instrumentit me dy tela. Ai vazhdon edhe më tej ta eksplorojë çiftelinë, por bën edhe krahasimin e çiftelisë me instrumentet e tjera si kitarë etj.

Kjo hap rrugën për një adoptim më të gjerë të notave muzikore të çiftelisë dhe muzikës shqiptare.

Gjithë këtë proces ai e emëron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”.

Te videoja e postuar nuk mungojnë dhe komentet nga shqiptarët.

“Si shqiptar ndihem i nderuar duke parë një joshqiptar duke ecur në këtë rrugë të gjatë për t’i shtuar kaq vlerë traditës sonë muzikore dhe për t’u ofruar mundësi kaq të mëdha artistëve të rinj dhe kujtdo që vendos të krijojë muzikë”, shkruan një ndjekës.

Madje ka nga ata edhe që ndërrojnë mendim për çiftelinë.

“Unë u rrita duke u mërzitur prej çiftelisë dhe duke e urryer pasi më duhej ta dëgjoja çdo ditë, por gjeta një vlerësim të ri”, thotë një tjetër komentues./ GazetaSI

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)