Artisti shqiptar arrin vendin e parë në klasifikimet botërore (FOTO)

Artisti shqiptar arrin vendin e parë në klasifikimet botërore (FOTO)

DJ Regard

Dj Regard, një ndër artistët më të rinj me origjinë shqiptare ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

Dardan Aliu është  i njohur në muzikë me emrin Dj Regard dhe ka publikuar këngën e britanikut Jay Sean që është publikuar në vitin 2008, ndërsa ripërpunimi që i ka bërë këtë verë Dj Regard e ka rikthyer sërish të preferuar për publikun.

‘Remix’-i i shqiptarit është renditur këtë javë në vend të parë në "The Official Big Top 40", klasifikimi më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, si dhe në vend të 11-të në "Official Chart".

“Ride it” është aktualisht në vend të parë në "Spotify Viral 50, SHBA", në vend të parë në "Shazam, Britani"  dhe në vend të parë në "Itunes, Britani".

Ora 16:37
Artisti shqiptar arrin vendin e parë në klasifikimet botërore
1/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

    Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë