FOTO/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë e 890 mijë euro

FOTO/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë e 890 mijë euro

Tavolina 'Timeless'

Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar në Itali dhe është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Quhet ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro! Veçantia e tavolinës është pikërisht baza e saj, e cila pëbëhet nga dy pjesë të integruara: ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me merme të bardhe nga Cervaiole. 

Tavolina 5 metra e gjatë, 1.8 cm e gjerë dhe 13 centimetra e trashë, është bërë nga pema Kauri, një dru mijëvjeçar nga Zelanda e Re. Tavolina ‘Timeless’ përfshin në të dhe një orë ekskluzive të bërë nga 'La Vallée', me një mekanizëm tërësisht të dukshëm. Të gjitha informacionet e orës mund të shihen nga të dyja anët e tabelës. 

Projekti i Xhixhës lindi nga ideja e bashkimit të së shkuarës dhe së tashmes duke krijuar një bazë për të bashkuar dy materiale të përjetshme: mermerin, një material fisnik që në shekuj ka mundur të tregojë historinë e artit përmes artistëve të mëdhenj dhe çelik inox, një material bashkëkohor që i përket universit teknologjik dhe industrial.

Në Tiranë skulptori Helidon Xhixha ka vënë dy vepra monumentale. Tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” artisti ka ekspozuar dy piramida të çrregullta. Vepra është frymëzuar nga zhvillimet arkitektonike dhe bashkëjetesa e diversitetit kulturor në Tiranë. Po ashtu një vepër e tij është ekspozuar edhe para stadiumit ‘Air Albania’.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhës konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare