TIRANE- Ka bërë xhiron e botës në vetëm pak minuta autoportreti i fotografes ruse Anastasia Chernyavsky e njohur si “fotoja e censuruar nga Facebook”.
Chernyavsky, ka fotografuar veten ndërsa qëndron në këmbë tërësisht e zhveshur bashkë me dy fëmijët, edhe ato të zhveshur me gjirin me qumësht dhe një aparat Rolleiflex në qafë. Por mesa duket shkrepja e saj artistike është gjykuar nga rrjeti më i madh social në botë si tepër “pornografik” apo i palejueshëm dhe është hequr menjëherë.
Kufiri mes censurës, rrjeteve sociale dhe lirisë së shprehjes dhe mendimit është aq i ngushtë dhe shpesh i pakuptueshëm, ndaj Facebook duket se është gjithnjë në vijën e parë për të ndaluar imazhe që mund të vënë në vështirësi përdoruesit.
Dhe ky rast i fundit i mohimit të lirisë së shprehjes duket se është prova më e prekshme që Facebook nuk dallon dot artin nga gjithçka tjetër, ku dhe pafajësia e aktit më sublim të ushqyerjes me gji dënohet në kategorinë e herezive kundër natyrës njerëzore.
Pas heqjes së fotografisë së saj nga profili në FB, fotografja ruse ka reguar në këtë mënyrë: “Jam mësuar me mendimin e shtrembëruar të masës ndaj fotografive nudo me gra dhe fëmijë. Unë mendoj se nëse dikush sheh ndonjë gjë të pisët në fotografitë e mia, i tillë është në fakt perceptimi i tij, dhe jo fotografia ime. Nëse nuk dallojnë dot atë që është art nga atë që nuk është, ky padyshim që nuk është faji im”.
Tashmë janë shpërdoruar shumë fjalë për një akt të pajustifikuar, por fatmirësisht ekziston ende rrjeti, i lirë, anarkik ku arti e gjen gjithnjë rrugën e tij.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com