Artistja shqiptare Blerta Kambo finaliste në konkursin prestigjoz ‘Circa Prize’ në Londër, ja si të votoni

Artistja shqiptare Blerta Kambo finaliste në konkursin prestigjoz ‘Circa Prize’ në Londër, ja si të votoni

Blerta Kambo

Fotografja dhe artisja vizuale Blerta Kambo është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe.

Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratoresh, së bashku me 29 artiste te tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.

Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, u shfaq me 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër. Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano, në të njëjtën orë lokale 20:23.

Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit.

Konkurohet për dy cmime, një të vendosur nga juria ( e cila përbehet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkohor) dhe nje votë e publikut.

Ju mund të shihni e të votoni për Blerta Kambon në linkun e mëposhtëm: https://circa.art/circa-prize-2023/blerta-kambo/

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë