Ndërrimi i viteve karakterizohet me dhurata të shumta, e shpeshherë ne i kemi të vështira ti përzgjdhim ato, sidomos për njerëzit që duam më tepër. Kohët e fundit janë dhuratat e personalizuara ato të cilat po zënë dita ditës më shumë vend. Këtë gjë e pohuan edhe Anisa Hoxha dhe Vitjola Stefani në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv. Të dyja vajzat realizojnë punime dore të cilat edhe i dedikojnë duke i bërë ato të veçanta dhe unike për njerëzit që duam. Të pyetura nëse punët e dorës janë më të vlerësuar se vitet e shkuara, Anisa dhe Vitjola shprehen se kohët e fundit njerëzit kanë fillurat ti preferojnë më tepër.
Fatmirësisht po. Kur e kam nisur unë punën e dorës përpara 4 vitesh, shqiptarët thuajse nuk e vlerësonin fare këtë gjë, nuk e konsideronin. Gradualisht, edhe me shtimin e artizanëve të ndryshëm që kanë sjellë produkte që nuk ta merr mëendja se mund të bëheshin me dorë ose mund të vijnë në një formë më novatore. Tani kanë filluar që ta pëlqejnë dhe ta preferojnë goxha.
Anisa Hoxha, hand made artist
Me kalimin e kohës është rritur pëlqimi për punët e dorës. Tek ne qëndron edhe fakti se duke qenë se punët e dorës i kemi bërë ndër vite dhe i kemi si trashëgimi këto është edhe ideja që këtë gjë mund ta bëjmë të gjithë. Por pastaj kur hyn në detaj dhe bën diferencën, aty pastaj fillon bëhet ndryshimi
Vitjola Stefani, piktore