Artur Rrokaj u largua kur
duhet të bënte vetëdeklarimin

Artur Rrokaj u largua kur<br />duhet të bënte vetëdeklarimin
Report Tv ka mësuar se Artur Rrokaj, i dënuar me 7 vite burg për tragjedinë e 9 Janarit 2014 është larguar nga posti që mbante në kapitenerinë e portiti të Durrësit, në momentin që është dashur të plotësojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizmit.
 
Për këtë kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikun e qënieve njerëzore me gomone u prangosën 10 persona, mes tyre dhe Rrokaj i cili rezultonte se kishte rolin e komandantit në gomonen e tragjedisë.

Po ashtu bëhet e ditur se Artur Rrokaj, i cili më herët kishte emrin Arten Rrokaj, ka mbajtur postin e inspektorit të cilësisë për anijet e peshkimit, detyrë të cilën e ka kryer për disa muaj në portin e Durrësit, duke e lënë atë në momentin që është dashur të plotësojë formularin e vetëdekrarimit.
 
PD e ka renditur këtë person në listën e personave të inkriminuar të emëruar në poste publike. Grida Duma tha nga selia blu se Rrokaj është njëri nga skafistët e 9 janarit 2004, përgjegjës për humbjen e 28 jetëve, i dënuar nga drejtësia për këtë krim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin