TIRANE - Ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim 30 minutesh me presidentin Bujar Nishani, ne presidencë. Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për mediat, por mendohet se takimi ka qenë i përqëndruar në zgjedhjet e guvernatorit të ri, ku presidenti Bujar Nishani do të propozojë 3 emrat kuvendit, duke filluar me Arjan Kadarenë, Genti Sejkon dhe Nik Markola.
 
Ndërkohë që pak ditë më parë Komisioni i Ekonomisë ka ndryshuar ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke hequr kriterin e shtetësisë shqiptare për gunernatorin e ri Bankës.
 
Gjithashtu burime nga presidenca bëjnë me dije se ky ishte edhe një takim i fundit pasi pritet që ambasadori Arvizu të largohet në janar të vitit të vjen, për t’u zëvëndësuar nga ambasadori i ri Donal Lu.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)