TIRANË – Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i ka bërë një surprizë të mrekullueshme, një gjimnazisteje shqiptare, duke e njoftuar nëpërmjet skype-s se është fituese e bursës “Ben Franklin”.
Siç duket edhe nga videoja, që ambasada ka shpërndarë, gjimnazistja nuk ka pritur që lajmin ta merrte kësisoj dhe për më tepër, nga vetë ambasadori, një figurë shumë e njohur në Shqipëri.
Videoja e shpërndarë sot nga Ambasada amerikanë në Tiranë nëpërmjet Fb, shoqërohet me një ftesë të hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Në ftesë thuhet: “A keni menduar ndonjëherë të aplikoni në programet tona të shkëmbimit mbi arsimin?” A e keni menduar se si ndihesh kur përzgjidhesh si një prej fituesve? Po nëse vetë Ambasadori ju suprizon në Skype duke ju thënë se keni fituar?
Shiheni këtë video të Ambasadorit Alexander A. Arvizu teksa lajmëron një prej aplikanteve të bursës “Ben Franklin” se ajo është zgjedhur për të marrë pjesë në institutin veror për nxënës të shkollave të mesme.
Doni të mësoni më shumë për programet tona? Ne jemi ende duke marrë aplikime për bursat “Fulbright” dhe “Hubert Humphrey.” Aplikoni që sot. S’keni çfarë të humbisni!” Këtu përfundon mesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com