TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër deklaratat e fundit nacionaliste dhe përcjellin mesazhin se ndryshimi i kufijve është kundër produktive dhe destabilizuese për rajonin.
I dërguari i Washingtonit në Tiranë, Aleksandër Arvizu ishte shumë i qartë në mesazhin e tij, sot në konferencën për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kur tha se me termin Shqipërië e Madhe të rreme po kërkohet të shpërqëndrohen problemet reale që ka Shqipëria, dhe votuesit që nuk duhen të bien prej e kësaj. Në fjalën e tij Arvizu dënoi dhe idenë e referendumit të propozuar nga AK për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe deklaratat e kryeministrit Berisha në 100 vjetorin e Pavarësisë të cilat u pasuan me anulimin e vizitave nga 2 shtete fqinje.
"Disa aktorë shqetësues apo veprime të pavenda të ndërmarra për përfitim të shkurtër politik mund të çrregullojnë rajonin , apo të trazojnë. SHBA kanë vënë re një rritje të pavend të retorikës këtu në Shqipëri, veçanërisht në festimet e 100 vjetorit. Kjo retorikë është kontradiktore me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka lozur në rajon. ..Kohët e fundit aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuar në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Për veç potencialit, retorikat nacionaliste dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë."- tha Arvizu.
“"Më lejoni të jem i qartë si kristali: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese. Partitë dhe drejtuesit duhet të përqëndrohen te integrimi. Fjalë për një Shqipëri të Madhe të rreme është shpërqëndrim nga problemet reale të Shqipërisë përballet sot dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj.”- nënvizoi më tej Arvizu.
Në fjalën e tij Arvizu dënoi dhe idenë e referendumit të propozuar nga AK për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe deklaratat e kryeministrit Berisha në 100 vjetorin e Pavarësisë shkak i të cilës 2 shtete anuluan vizitën e tyre. Ambasadori dënoi dhe "Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve."
ARVIZU- BERISHES: DY VENDE FQINJE ANULUAN PJESEMARRJEN, S'ESHTE E MIRE
” Për veç potencialit, retorikat nacionaliste dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Dy vende fqinje anuluan pjesëmarrjen në ngjarje historike, kjo mund të duket pasojë e vogël, diçka e vogël për të tjerët por frenon marrëdhëniet, e pengon komunikimin, dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet më e vështirë.”- tha Arvizu duke iu referuar deklaratave nacionaliste të kryeministrit Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë kur tha se preveza ishte në territorin shqiptar, që shkaktuan anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, por dhe incidenteve me djegien e flamujve të Maqedonisë dhe goditjen me vezë të makinës së kryeministrit Gruevski në Tiranë të cilat u pasuan me anulimin e vizitës së presidentit Maqedonas, George Ivanov.
ARVIZU: JO REFERENDUMIT PER BASHKIMIN SHQIPERI- KOSOVE
“Thirrja e fundit e AK për referendumin për bashkim Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratat euroatlantike dhe minon stabiltetin dhe paqen rajonale. Më lejoni të qartë se SHBA nuk mbështesim ndryshimin e kufijve është kundër produktive dhe destabilizuese. Partitë dhe drejtuesit duhet të përqëndrohen te integrimi. Fjalë për një Shqipëri të Madhe të rreme është shpërqëndrim nga problemet reale të Shqipërisë përballet sot dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj...
“Besoj se lëvizja e re si AK mund dhe duhet të luajë një rol konstruktiv, duke e parë rolin pozitiv që qeveria ka lozur në marrëdhëniet e mira nxisim drejtuesit të jenë të qartë, zgjedhjet nuk duhet të jenë justifikim për të dërguar mesazhe të përziera. ”- tha Arvizu.
ARVIZU: THELLONI BASHKEPUNIMIN NE RAJON
Për Ambasadorin Arvizu mesazhi i SHBA-së si vend mik i Shqipërisë është të vazhdojë të luajë rolin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rruga që shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor është e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse që nuk kanë vend në shekullin e 21-të" - tha Arvizu i cili vlerësoi se zhvillimin e kësaj konference e cila vjen në kohën e duhur, kur rajoni përballet me forcimin e marrëdhënieve të mira me njëri tjetrin, dhe pak javë pasi Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë.
“Në kërkim të sigurisë botërore asnjë rajon nuk mund të injorohet.”- tha Arvizu duke shtuar se bashkëpunimi ekonomik, i sigurisë dhe në shkatërrimin e municioneve dhe armëve të tepërta, forcon sigurinë në rajon. “Armët dhe municionet e vjetra dhe të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme përbëjnë rrezik. Shqipëria ka bërë përparim në eliminin e armëve të tepërta dhe ka kapacitet të ndihmojnë vendet e rajonit”- tha ambasadori amerikan.
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, vlerësoi gazsjellësin Adriatik, TAP, apo Korridorin 8.
Zv ministri i Mbrotjjes Arjan Starova në fjalën e tij vlerësoi se "është e natyrshme që shqiptarët të këkojnë të zhvillojnë vetëdijen e të qenit si komb. Kjo është e natyrshme dhe nuk ka nevojë të shpikë konflikte për të krijuar ndryshimin e kufijve “
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Retorika nacionaliste, e rrezikshme, destabilizon rajonin