Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u dorëzoi certifikata mirënjohje drejtorit të Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj, asistentit të tij Arben Nasufi dhe shefit të seksionit të patrullës së përgjithshme, Bedri Hasanaj.
Certifikatat u dhanë për ecurinë e mirë të një projekti të përbashkët me ICITAP dhe Gardën e Nju Xhersit, për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe drogave të lehta në shkolla.
Certifikata e katërt i shkoi Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit për Tiranën, Arjana Bekteshi.
Projekti përfshinte sensibilizimin nëpërmjet orëve të hapura të mësimit mes policisë dhe shkollave të kryeqytetit.
/Shqiptarja.com