TIRANE - Ambasada amerikane ka vlerësuar maksimalisht iniciativën e ambientalistëve shqiptarë, që kundërshtuan importin e plehrave drejt vendit tonë. Ndonëse ambasada nuk është prononcuar dhe nuk ka ndërhyrë në këtë çështje shqiptare, duket se e ka konsideruar të rëndësishme lëvizjen qytetare 60 mijë firmëshe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe i ka dorëzuar asaj çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane.
Në profilin zyrtar në Fb të ambasadës së SHBA-së në Tiranë njoftohet se "ambasadori Arvizu përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave.
Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë. Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com