TIRANE- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe bashkëshortja e tij, Anne Cunningham, vizituan repartin e veçantë për bebet "Djepi i Ëngjëllit", në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Ata u pritën përzemërsisht nga Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, Drejtori i Spitalit, Robert Qirko, si dhe administratorë dhe të tjerë pjesëtarë të stafit të spitalit.

Ambasadori dhe znj.Anne mbajtën në krahë disa bebe të sapolindura, si dhe folën me infermieret për dashurinë e pamasë që ata kanë për vajzën e tyre të adoptuar, Yukiko.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)