Këpucët ndoshta nuk mund të përkufizojnë saktësisht një mashkull, por gjithmonë tregojnë shumë për të. Prandaj dhe personalitete të njohura, ndërmjet tyre, kryeministri Sali Berisha, ambasadori Aleksandër Arvizu, dhe analisti i njohur Andi Bushati janë parë në dyqanin e këpucëve që biznesmenia Donika Mici ka hapur në qendrën Tirana East Gate. Andi Bushati është fokusuar në një moment kur i kanë ngulur sytë, dhe duket se është joshur nga një palë këpucëve ngjyrë kafe. Ambasadori Arvizu, teksa është fokusuar gjatë bisedës me biznesmenen, në dyqanin e kësaj të fundit. Ndërsa nga fotot më mirë se të gjithë është ndarë kryeministri Berisha, I cili është larguar, nga dyqani me një palë këpucë dhuratë. Epo kot nuk thonë: Këpuca e bën burrin.