Arvizu: Do përpiqem
të dërgoj Ramën në SHBA

Arvizu: Do përpiqem<br />të dërgoj Ramën në SHBA
TIRANE-Për rreth 90 minuta ambasadori i SHBA –së Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një bisedë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë së cilës, nga sa u informua më vonë, është diskutuar për situatën aktuale politike, ekonomike, hetimet e 21 janarit. Të gjitha tema mjaft të prekshme dhe për të cilat Partia Socialiste prej kohësh përcjellë shqetësimin e saj.

“Kemi diskutuar për çfarë ndodh në parlament, lidhur me reformën zgjedhore. Shqetësimet lidhur me papunësinë e situatën ekonomike në vend. Për kursin e hetimeve të 21 janarit, lidhur me këndëvështrimin e tij për zgjedhjen e presidentit. “ – tha Arvizu menjëherë pas takimit me Ramën.

Këto ishin disa nga temat për të cilat ishin diskutuar pasi siç tha dhe Arvizu “kishin folur për shumë gjëra” .

RAMA MERR PREMTIMIN PËR NJË TAKIM NË SHBA
Kreu i Partisë Socialiste ka marrë premtimin nga ambasadori i SHBA-së se do të përpiqej për të organizuar një takim në Washington. “Do përpiqetimi ta dërgojmë Ramën në SHBA” – tha Arvizu duke shtuar se inkurajonte Ramën për udhëtimet që kishte bërë Preshevë dhe Maqedoni.

Diplomati amerikan është parë të hynte në zyrën e selisë rozë rreth orës 10:00 dhe takimi ka zgjatur gati 1 orë e 30 minuta.
Menjëherë pas daljes nga selia rozë e ambasadorit Arvizu, Rama ka shkruar në Tëitter se “Rreth 90 minuta me ambasadorin Arvizu është diskutuar për papunësinë,reformën zgjedhore, sfidën e nje presidenti, të të gjithë shqiptarëve e padyshim, 21janarin”

DJE ARVIZU TAKOI BASHEN
Takimi zhvillohet një ditë pas takimit që diplomati amerikan zhvilloi me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha. Por nëse takimi i djeshëm është mbajtur në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish –Bllokut, tek "Napoleon Bonaparti”, një lokal i njohur për verën, aktualisht zhvillohet në një institucion zyrtar i PS-së.  Takimi u zhvillua pas ardhjes së Bashës nga Washingtoni.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online